Showbiz 7 Nëntor 2018, 14:39

Dalin mesazhet erotike të babait të ‘gocave’ të showbiz-it

Shkruar nga Pamfleti

Dalin mesazhet erotike të babait të ‘gocave’ të showbiz-it

Mohamed Hadid ka një lidhje sekrete prej 3 vitesh me një modele, që ka afërsisht të njëjtën moshë me vajzat e tij të njohura.25-vjeçarja Justyna Monde tregoi për “Daily Mail” se, ka fluturuar në avionë privat dhe ka qëndruar në hotele luksoze përreth Evropës nga viti 2014-2017 me biznesmenin miliarder, i cili mbush 70 vjeç sot.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Babai i Gigi dhe Bella Hadid është i fejuar me yllin e televizionit Shiva Safai, 36 vjeçe, për 5 vite, por nuk ka plane për dasmë.Justyna, që ka një ngjashmëri me vajzën e tij Gigi, nisi lidhjen me Mohamed përmes Instagramit në shtator të 2014-s.Në atë kohë modelja polake që aspironte të bëhej modele, punonte dhe studionte për marketingun e pronave të paluajtshme në Gjermani.

“U njohëm në Instagram. I shkrova “përshëndetje” dhe ai mu përgjigj me numrin e telefonit. Vazhduam të flisnim për muaj të tërë dhe të njihnim mirë njëri-tjetrin. Shkruanim shumë në “WhatsApp”. Flisnim për artin, pikturat e tij dhe unë pikturoj. Nisi në mënyrë të pafajshme, por më pas u bë disi seksuale. Dërgonim foto se çfarë po bënim. Doja ta provoja me një mashkull të vjetër dhe ai ishte shumë tërheqës. Ndonjëherë më kërkonte t’i nisja foto seksi. E shikoja lakuriqësinë si një pjesë të artit”, shprehet 25-vjeçarja.

Ajo tregon se fillimisht nuk e përmendi fejesën, ndërsa tregon se lidhja e tyre nisi Shën Valentinin e 2015-s, ndërsa vazhdojnë të kenë ende kontakt.

Showbiz showbiz Vajzat