Kronike30 Mars 2022, 21:44

Dalin pamjet/ Ky është momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllanë e Talo Çelës

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet fotoja e momentit të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës.

Bujar Çela u vra në në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bujar Çela në atë kohë 62-vjeç punonte si taksist në të zezë. Vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt, i cili kishte marrë urdhër për ta ekzekutuar nga Endrit Alibej.

Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.

Kujtojmë që një ditë më parë u arrestua Nuredin Dumani në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan. /AbcNews/

Kronike #Dumani Bujar Çela Pamjet