Një atentat i mbetur në tentativë, ndaj një 45-vjeçari në Milot ka tronditur qytetarët ditën e djeshme. ‘BallkanWeb’, ka siguruar momentet kur dy persona me motor qëllojnë ndaj Ylli Ibrahimit, i cili gjatë sulmit me armë ishte i shoqëruar nga 2 persona të tjerë. Ibrahimi u plagos me armë zjarri, ndërsa u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Në videon e publikuar shihet se si tre persona, përfshi edhe objektivin e atentatit, ecin të qetë në trotuar, ndërkohë që në kamerat e sigurisë së një biznesi përballë kanë filmuar momentin e ngjarjes. Në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhe kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur vetëm ‘shënjestra’ Ibrahimi.
Gjithçka është zhvilluar në pak sekonda, në një rrugë e cila ishte e populluar, kupërmes pamjeve shihen kalimtarë të tjerë në momentin e atentatit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi me armë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit.