Bota29 Qershor 2022, 10:01

Dalin pamjet tmerruese kur raketa gjigante e Moskës godet qendrën tregtare në Ukrainë (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet tmerruese kur raketa gjigante e Moskës godet qendrën

Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një raketë ruse me rreze të gjatë goditi qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk të Ukrainës, duke dhënë kështu një panoramë të qartë të agresionit të Kremlinit.

Duke mos i kursyer aspak civilët, Moska lëshoi raketën gjigande që pasoi sulmin shkatërrimtar që i mori jetën të paktën 20 personave dhe la të plagosur qindra të tjera.

Pamjet e CCTV tregojnë se qendra tregtare është përfshirë nga flakët ndërsa rrënojat shpërndahen në disa metra largësi, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve buzë një liqeni aty pranë.

E teksa shumë janë ende të zhdukur pas sulmit të së hënës, shefi lokal i zjarrfikësve Ivan Melekhovets, i cili ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit, tha se në një shpërthim me intensitet të tillë flakësh askush nuk ka pasur shansin të mbijetojë.

“Gjëja më e vështirë është të shohësh kufomat, të rritur dhe fëmijë”, u shpreh ai duke nënvizuar se janë ende në kërkim të 50 apo 60 personave të zhdukur.

Bota