Bota26 Tetor 2018, 11:16

Dalin pamjet tronditëse nga sulmi në kopësht: Fëmijë të gjakosur dhe nëna e baballarë të shokuar (Video +18)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet tronditëse nga sulmi në kopësht: Fëmijë

Dalin pamjet tronditëse nga sulmi në kopësht: Fëmijë të gjakosur dhe nëna e baballarë të shokuar (Video +18)

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë në një kopsht në Çongqing, jugperëndim të Kinës.

Autoritetet thonë se agresorja 39-vjeçare përdori një thikë kuzhine për të qëlluar fëmijët, teksa ktheheshin për në klasat e tyre, pas stërvitjes së mëngjesit.

Pamjet e publikuara nga mediet “online” tregojnë fëmijët me rroba të gjakosura, disa prej të cilëve edhe me prerje të shkaktuara nga thika në fytyrat e tyre.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmijët u transportuan për trajtim mjekësor në spital.

Gruaja që ndërmori sulmin është arrestuar, ndërsa hetimet për të mësuar arsyet e këtij sulmi vazhdojnë, edhe pse mësohet nga mediat se ajo bëri këtë akt të tmerrshëm pasi ishte e pakënaqur me qeverinë. (TemA)

 

Bota