Sport24 Prill 2018, 07:58

Dani Alvesh provokon: Nëse Barcelona e dëshiron kthimin tim, shkoj menjëherë në Katalonjë

Shkruar nga Pamfleti
Dani Alvesh provokon: Nëse Barcelona e dëshiron kthimin tim, shkoj

Dani Alvesh provokon: Nëse Barcelona e dëshiron kthimin tim, shkoj menjëherë në Katalonjë

Barcelona vijon të jetë një nga klubet më tërheqëse e më të fuqishme në botë. Ka fituar shumë gjatë 15 vjetëve të fundit, por të tjerë trofe të rëndësishëm e presin ekipin blaugrana, sepse kualiteti i kësaj skuadre është mjaft i lartë.

Së fundmi, një nga ish-lojtarët e Barcelonës ka provokuar duke shprehur dëshirën të rikthehet në klubin blaugrana, nëse vetë klubi katalanas e dëshiron këtë gjë. Kështu, mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Dani Alvesh, ka thënë se do të kthehej te Barcelona pamenduar dy herë nëse do të kishte ftesë nga klubi për ta bërë një gjë të tillë. Përfaqësuesi brazilian e braktisi Barcelonën për kampionin italian, Juventus, më 2016 pasi fitoi 23 tituj në “Camp Nou”.

Më pas, Alves iu bashkua PSG-së në Ligë 1 në vitin 2017, por tani ka refuzuar ta hedhë poshtë kthimin në Barcelonë, përkundër rrethanave të largimit të tij. “Barcelona është shtëpia ime”, ka thënë 34-vjeçari për Globo TV. “Është e pamundur të them se nuk do të kthehesha”, shtoi ai. “Do të kthehesha nesër nëse Barcelona do të më thërriste”, theksoi ai. Alvesh konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë dhe është mjaft i kërkuar pavarësisht moshës. /Pamfleti Sport

 

 

Sport