Sport28 Shtator 2022, 20:18

Danimarka me fanelë proteste gjatë Kupës së Botës, mesazhi i lëshuar nga kombëtarja skandinave

Shkruar nga Pamfleti
Danimarka me fanelë proteste gjatë Kupës së Botës,

Danimarka me fanelë proteste gjatë Kupës së Botës, mesazhi i lëshuar nga kombëtarja skandinave

Një nga gjërat më të pritura të Kampionatit Botëror, janë fanelat e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionin më të madh futbollistik botëror. Fanela e prezantuar sot nga Danimarka do të jetë e veçantë. Marka ‘Hummel’ ka zbuluar fanelat që do të veshë skuadra skandinave në Kupën e Botës 2022 dhe ka lëshuar një mesazh.

“Fanela mbart një mesazh me vete. Ne nuk duam të jemi të dukshëm gjatë një turneu, që u ka kushtuar jetën mijëra njerëzve. Ne mbështesim ekipin danez në çdo kohë, por kjo nuk është njësoj si të mbështesim Katarin si komb mikpritës”,- ka shkruar marka e njohur e veshjeve sportive në rrjetet e saj sociale.

Sport Danimarka Kupa e Botës