Sport 6 Tetor 2022, 21:40

“Dardanët” mahnisin Europën, shifra e majme që do të arkëtojë Ballkani pas fitores ndaj Sivasporit

Shkruar nga Pamfleti
“Dardanët” mahnisin Europën, shifra e majme që do

“Dardanët” mahnisin Europën, shifra e majme që do të arkëtojë Ballkani pas fitores ndaj Sivasporit

Ballkani i Ilir Dajës është duke jetuar një ëndërr në arenën Europiane, teksa mposhti me rezultatin 3-4, turqit e Sivasporit në shtëpinë e këtyre të fundit, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve në grup në Ligën e Konferencës. Triumfi i sotëm ka mbushur arkat e kampionëve të Kosovës, ku kanë arkëtuar plot 500 mijë euro.

Në total në këto 3 ndeshje, Ballkani ka arritur të arkëtojë 666 mijë euro, pas 1 barazimi dhe 1 fitore. Kujtojmë që barazimi në grupet e Ligën e Konferencës shpërblehet me 166 mijë euro, ndërsa fitorja me 500 mijë euro. Skuadra e Ilir Dajës, edhe ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Sivasporit, kësaj here në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Sport Ballkani Liga e Konferencës skuadra kosovare