Sport19 Korrik 2018, 11:00

“Darka e fundit”? Milani takim kokë me kokë me sulmuesin e Chelseas

Shkruar nga Pamfleti
“Darka e fundit”? Milani takim kokë me kokë me sulmuesin e

Milani do Alvaro Moratan. Ai është objektivi i parë për sulmuesin kuqezi, por për diçka konkrete duhet pritet përgjigjia e CAS mbi vendimin e UEFA-s për t’i lënë kuqezinjtë jashtë Ligës së Europës apo jo.

Të hënën, në Londër, Fassone dhe Mirabelli kanë darkuar me lojtarin spanjoll, duke marrë miratimin e tij për transferimin në Milano. Lajmi u raportua nga “Gazzetta dello Sport”. Pengea e vetme është kartoni i sulmuesit.

Chelsea vështirë se do të kërkojë më pak se 60 milionë euro dhe kjo do të thotë vetëm një gjë për Milanin: së pari, të paktën dy shitje të mëdha. Një hap tjetër themelor do të jetë për të kuptuar nëse Fassone dhe Mirabelli do të jenë ende në pozitën e tanishme brenda pak ditësh, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet personalisht.

Sport Alvaro Morata Chelsea Milani