Aktualitet 1 Prill 2019, 09:28

“Darka e ngjalave”! Kur Rama e Meta ndanë tepsinë, pushtetin, pazaret dhe skandalet

Shkruar nga Pamfleti

"Darka e ngjalave"! Kur Rama e Meta ndanë tepsinë, pushtetin, pazaret dhe skandalet

1 prilli, dita që vulosi marrëveshjen Meta-Rama për t’i rrjepur edhe katër vite të tjera qytetarët shqiptarë

1 prilli nuk është thjesht dhe vetëm dita tradicionale e gënjeshtrave, por edhe një ditë që nuk mund të harrohet nga qytetarët shqiptarë, dita që vulosi marrëveshjen për t’i rrjepur edhe katër vite ata.

Më 1 prill të vitit 2013, Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën të bashkohen në koalicion kundër Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Ishte dita kur Ilir Meta vendosi të tradhtojë aleatin e tij, Berishën, me të cilin kishte qeverisur vendin për katër vite me radhë.

Një darkë ngjalash me Edi Ramën, buzë detit në Gjirin e Lalzit, i gënjeu atij mendjen dhe u bashkua me këtë të fundit për të mbajtur edhe katër vite të tjera karrigen e pushtetit, duke zaptuar postet më të larta ministrore dhe në administratë.

Ç’ndodhi më 1 prill 2013?

Pikërisht atë ditë, Ilir Meta i deklaroi Berishës në zyrën e tij në Kryeministri divorcin e LSI nga PD.

Pak orë më pas, Edi Rama lëshoi nga selia e PS kërkesën zyrtare për aleancë me Metën, që u pranua pak ditë më pas nga ky i fundit.

2 liderët firmosën në Shkodër brenda prillit kontratën e bashkëpunimit në sytë e shumë drejtuesve ndërkombëtarë të së majtës.

Kontrata përmbante 15 pika, të cilat shpeshherë palët akuzuan më vonë njëri-tjetrin se janë shkelur. Gjatë 4 viteve në qeverinë e koalicionit u ndryshuan 8 ministra nga të dy palët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Marrëveshja mes Metës dhe Ramës nisi me entuziazëm, por u shua shumë shpejt. Lufta për pushtet nga të dyja kahet dhe “pangopoësia” e Ilir Metës bënë që dy “miqtë” e darkës së ngjalave të ktheheshin në “armiq” dhe të nisnin sulmet e akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Pakti i tyre mezi mbylli një katërvjeçar, ku në 2017-ën Rama i vuri menjëherë fshesën partisë së Ilir Metës dhe arriti të fitonte i vetëm pushtetin, me të cilin vijon të qeverisë.

Tashmë, Rama dhe Meta, të cilët gjashtë vite më parë firmosën për të ndarë tepsinë, pushtetin dhe pazaret së bashku, janë kthyer në armiq dhe sulmojnë njëri-tjetrin për çdo ngjarje apo skandal, që ndodh në vend, pas së cilit padyshim që fshihen të dy./Pamfleti

Kryesore 1 prill 2013 Edi Rama Ilir Meta