
Darkë me peshk dhe fruta deti, Erdogan fton Putin në restorant. Tema e diskutimit
Shumë shpejt dy liderët botërorë; presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të takohen për të diskutuar rreth samitit ajror S-400 gjatë një darkë peshku dhe frutash deti në Stamnoll. Por në një ftesë të Erdogan dorëzuar Putin nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu skruhet:
“Miku juaj më i dashur, Z. Erdogan me ka kërkuar që t’ju përcjell përshëndetjet e tij më të ngrohta me shpresën se do të vizitoni Stambollin në të ardhmen e afërt për një darkë në një restorant peshku”.
Historia e ‘restorantit të peshkut’ ka një të shkuar jo të panjohur, fiks në samitin e BRICS në korrik. Në atë kohë Putini i kujtoi homologut të tij turk që dikur e kishte ftuar ate ne nje restorant peshku.
Kur Erdogan theksoi se ftesa ende qëndron, presidenti rus theksoi se mbetet emergjence te diskutohet dhe te zgjidhet cështja me eksportet e mishit në Turqi. Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë po rriten më shumë, gjë që në dukje e ka zemëruar aleatin e gjatë të Ankarasë, SHBA.