Politike 1 Maj 2018, 16:19

DASH e konfirmon: Ndërtimi dhe resortet sektori ku pastrohen paratë

Shkruar nga Pamfleti
DASH e konfirmon: Ndërtimi dhe resortet sektori ku pastrohen paratë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon qeverinë Rama se po pastron paratë duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar. Sipas saj ndonëse DASH konfirmon se ndërtimi dhe restoret janë dy sektorët ku investohen paratë e krimit qeveria dhe sejmenët e saj fshehin.

Shkruan Jorida Tabaku

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon atë çfarë opozita ka artikuluar për muaj me radhë se ndërtimi është sponsorizuar kryesisht dhe veçanërisht nga paratë e drogës. Ndërkohë që qeveria ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në fushën e ndërtimit duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar, që po sipas raportit, e ka vendin tonë strehën e tij të preferuar. Pasi siç edhe raporti i DASH vëren, ndonëse ka një ligj për të luftuar pastrimin e parave ai është inefektiv.

Po kështu raporti i DASH vendos gishtin tregues mbi shkaqet e vërteta që kanë sjellë si pasojë pastrimin e parave. Shqipëria po gjeneron organizata të sofistikuara sa i takon krimit të organizuar duke përfshirë edhe drogën dhe trafikimin e saj, kontrabandën që favorizohet nga kontrollet e dobëta në doganë. Për rrjedhojë në një ekonomi informale, me para që vijnë nga jashtë në formën e remitancave e kanë shndërruar Shqipërinë në qendrën e operimit rajonal të krimit të organizuar dhe bazë të pastrimit të parave.

Raporti është një tjetër provë e asaj çfarë qeveria dhe sejmenët e saj fshehin duke provuar edhe një herë vërtetësinë e akuzave dhe kauzës së ngritur nga opozita.

https://www.state.gov/documents/organization/278760.pdf

Politike DASH e konfirmon: Ndërtimi dhe resortet sektori ku pastrohen paratë