Bota 9 Shtator 2022, 13:53

DASH përkujton me foto mbretëreshën Elizabeth: 14 presidentë dhe vetëm një mbretëreshë

Shkruar nga Pamfleti

Departamenti Amerikan I Shtetit ka nderuar figurën e mbretëreshës Elizabeth me një kolazh fotosh, ku paraqitet ndër vite mbretëresha e ndjerë dhe presidentët e ndryshëm të Amerikës, gjatë takimeve të tyre zyrtare.

Në videon e publikuar në profilin zyrtar të Instagramit, Departamenti i Shtetit shkruan: ‘Populli amerikan bashkohet me miqtë tanë në Mbretërinë e Bashkuar, duke vajtuar vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Ja një vështrim prapa në disa nga angazhimet e saj me presidentët amerikanë gjatë viteve që ndihmuan në krijimin e marrëdhënieve speciale SHBA-MB.’, përfundon përshkrimi.

Historikisht Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë patur marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike, kjo edhe falë kontributit të mbretëreshës Elizabeth II. /Pamfleti

Bota DASH mbretëresha Video