Bota19 Shtator 2018, 20:17

DASH publikon shifrat e frikshme: 403 kosovarë të kthyer në terroristë, 40 fëmijë kanë lindur në zonat e luftës

Shkruar nga Pamfleti
DASH publikon shifrat e frikshme: 403 kosovarë të kthyer në

DASH publikon shifrat e frikshme: 403 kosovarë të kthyer në terroristë, 40 fëmijë kanë lindur në zonat e luftës

Raporti i DASH për terrorizmin duket se ende nuk ka kaluar në anën pozitive për Kosovë, pasi 403 kosovarë kanë shkuar të luftojnë në flamujt terroristë, nga ku 74 kanë vdekur, 133 janë kthyer dhe 196 janë ende duke luftuar.

Por një tjetër shifër që të bën përshtypje është se 40 fëmijë kanë lindur nga qytetarë të Kosovës që jetojnë dhe luftojnë në zonat e konfliktit.

Gjendja e sigurisë dhe ajo politike në veriun e Kosovës, thuhet në raport, ka vazhduar të kufizojë aftësinë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj në atë rajon, megjithëse qeveria ka integruar me sukses gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucionet gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoritetin gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët, shkruan VOA.

Legjislacioni, zbatimi i ligjit dhe siguria kufitare: Kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla, thuhet në raport.

Autoritetet e zbatimit të ligjit, thotë raporti, treguan aftësi të mjaftueshme për të zbuluar dhe parandaluar individë të ndryshëm që t’u bashkoheshin konflikteve në Siri dhe Irak.

Në Kosovë, thotë raporti, vazhduan gjykimet dhe hetimet për 51 të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshiheshin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 nën akuza për terrorizëm. Në vitin 2017, autoritetet e Kosovës arrestuan pesë individë të tjerë nën të njëjtat akuzat. Autoritetet ngritën shtatë aktpadi të reja me akuza për terrorizëm që përfshinin 17 individë.

Gjatë vitit 2017, thuhet në raport, qeveria e Kosovës ndërmori hapa aktivë për të përgatitur një strategji riatdhesimi për qytetarët e saj që ktheheshin nga zonat e konfliktit.

Rajoni DASH Kosove terrorizmi