Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte i ashpër me qeverinë dhe një pjesë të deputetëve të shumicës, që sipas tij po sillen si Edi Rama duke menduar dhe vepruar si biznesmenë.
Sipas Sulës, 8 pronarë të kompanive që do përfitojnë kompensim janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar por aktiviteti i tyre ekonomik vazhdon.
Deputeti demokrat ngriti një denoncim, ku thotë se kullat që po ndërtohen në Tiranë, të Liqeni, 15-katëshi kanë 4-5 kate pa leje, ndërsa sipas tij ndërtuesit janë miq të afërt me deputetët.
““Ne kemi pasur 3-4 oligarkë, ju i bënte 25. Këtu tani një pjesë e politikanëve, duke filluar si Rama, mendojnë dhe sillen si biznesmenë sepse janë pjesë e biznesit. Të dalë dhe të flasë me emra konkretë për biznesmenët e naftës. Ky akt nuk është akt gabim, por mënyra sesi serviret, duke pasur parasysh që kjo qeveri nga 1 tetori 2013 deri më tani ka qeverisur me 112 akte normative. Kjo qeveri i bën aktet normative sipas interesave të veta. Nuk jemi kundër se duhet të indeksohen. Po pse të kompensohen kompanitë e ndërtimit që marrin fonde publike, nuk indeksohen qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. Filozofit që na tregon ministrja nuk janë të vërteta.
U ke dhënë 90 mijë lekë për tre muaj, ua zgjidh hallin pensionistëve? Po ato kompani ndërtimi janë aty që ndërtojë kullat këtu, a e dini ju ministre që çdo katër kate-pesë kate janë pa leje. Këto kulla janë në proces legalizimi për të shmangur taksën 12% të bashkia. A e dini ju qeveritare ca janë ato kulla te liqeni, që janë pa leje. Katër kate pa leje të 15-katëshim te këndi i lojërave te liqeni, ju fusni në burg fshatarët për një avlli. Pjesa tjetër që marrin fonde, vjedhin dhe i pinë gjakun qytetarëve. 8 persona janë në kërkim ndërkombëtar dhe vazhdojnë aktiviteti ekonomi. Janë kulla të personave që kanë lidhje me qeveritarët me politikanët”, tha Sula.