Showbiz 9 Gusht 2022, 17:59

“Dashuria më e sinqertë”, Shakira thumbon hapur Pikenë me ‘armën’ më të fortë

Shkruar nga Pamfleti

“Dashuria më e sinqertë”, Shakira thumbon hapur Pikenë me ‘armën’ më të fortë

Ndarja nga Zherard Pike, problemet me shtetin spanjoll, për të gjitha këto Shakira ka vetëm një shteg shpëtimi.

Së fundmi, këngëtarja kolumbiane ka lënë pas gjithë situatat e pakëndshme në jetën e saj, duke publikuar një foto me dy djemtë.

Ata duken të tre të përqafuar.

“Dashuria më e sinqertë,”-shkruan krah fotos ylli botëror.

El amor más puro pic.twitter.com/hy61fEkcIe

— Shakira (@shakira) August 8, 2022

Tërthorazi Shakira ka thumbuar Piken, duke treguar se fëmijët janë prioriteti i saj në këtë jetë.

Nga ana tjetër, Pike vendosi të vazhdojë karrierën e tij në FC Barcelona dhe si pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi mes dy prindërve, Sasha dhe Milan Pike do ta kalojnë pjesën e mbetur të gushtit me babain e tyre në Spanjë.

Teksa fëmijët e saj kalojnë verën me babain e tyre, këngëtarja kolumbiane do të jetë në Miami, ku ka një shtëpi që ka blerë kur ishte në një lidhje me Antonio de la Rua.

Showbiz Shakira Zherard Pike