Showbiz 2 Shkurt 2023, 16:46

Dasma ndez debate në shtëpinë e “Big Brother”, Amos: Luizi e trajtoi Tean si leckë

Shkruar nga Pamfleti
Dasma ndez debate në shtëpinë e “Big Brother”, Amos:

Ditën e djeshme, banorët kanë organizuar një dasmë, ku u “martua” Luizi  dhe Kiara. Shumë nga banorët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë.  Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët të cilët kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, në këtë edicion të dytë të “Big Brother Vip”.

Në një situatë të tillë, kur thuajse e gjithë vëmendja është te to, Dea tha se nuk ka çfarë bën më në shtëpi, kur është krijuar një atmosferë e tillë.

Sipas saj, për aq kohë sa një njeri i cili ofendon vlerësohet më shumë se dikush tjetër që nuk e bën, atëherë nuk ka vlerë të qëndrosh më në shtëpi.

Këtë bisedë ajo e bëri me Amosin, Oltën dhe Diolën, ku ju tha atyre që të dalin të gjithë si grup dhe në shtëpi të qëndrojnë vetëm dy apo tre veta dhe të debatojnë me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Amos, Dea, Kristi dhe Olta diskutuan raportin e ndërlikuar mes Teas dhe Luizit. Sipas Amos, Luizi e ka trajtuar Tean si leckë.

Olta i tha Amosit që të mos presë gjë nga Tea, për aq kohë sa ajo vazhdon dhe i jep muhabet një personi që ka ofenduar të gjithë banorët brenda shtëpisë.

“Jo vetëm nga Tea, por edhe nga Luizi nuk duhet të presësh asgjë”, shtoi ajo.

Kjo e fundit shtoi se Teas i ka rrëshqitur situata nga duart dhe se thjesht e ka gjetur veten në një situatë të tillë, në raport me Luizin.

Ndonëse fillimisht u aludua se Tea e dashuronte Luizin, nga mënyra sesi ajo e shikonte atë kur fliste, Amos tha se nuk e ka besuar asnjëherë diçka të tillë.

Sipas tij, mendimi ndryshon edhe me kalimin e kohës, në varësi të zhvillimit të ngjarjeve brenda në shtëpi.

Sipas saj, për aq kohë sa një njeri i cili ofendon vlerësohet më shumë se dikush tjetër që nuk e bën, atëherë nuk ka vlerë të qëndrosh më në shtëpi.

Këtë bisedë ajo e bëri me Amosin, Oltën dhe Diolën , ku i tha atyre që të dalin të gjithë si grup dhe në shtëpi të qëndrojnë vetëm dy apo tre veta dhe të debatojnë me njëri-tjetrin.

Reality Show amos Big Brother DEA Tea