Sport13 Gusht 2022, 17:28

Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores

Shkruar nga Pamfleti
Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës

Datat, ora dhe stadiumi, FSHF-ja përcakton axhendën e javës së Parë të Superiores

Dueli mes Kukësit dhe Tiranës do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Superiores. Kjo përballje interesante është planifikuar të luhet të premten e 19 gushtit në orën 17:00 në stadiumin “Kukës Arena”. 

Java e parë do të vijojë më pas ditën e shtunë, ku në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet sfida Erzeni-Vllaznia, teksa në orën 19:30 në “Elbasan Arena”, Partizani do të përballet me Egnatian. Java e parë do të mbyllet ditën e diel, me dy sfidat e programuara për t’u luajtur në orën 17:00. 

Në stadiumin e Laçit, kurbinasit e Vukçeviç do të presin Teutën, teksa në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi do të ndeshet me Kastriotin.  

Java e Parë: 

19 gusht ora 17:00, Kukësi-Tirana, stadiumi “Kukës Arena” 

20 gusht ora 17:00, Erzeni-Vllaznia, stadiumi “Niko Dovana” 

20 gusht ora 19:30, Partizani-Egnatia, stadiumi “Elbasan Arena” 

21 gusht ora 17:00, Laçi-Teuta, stadiumi i Laçit 

21 gusht, ora 17:00, Bylis-Kastrioti, stadiumi “Adush Muça” 

Sport FSHF Kategoria Superiore sezoni i ri