Aktualitet28 Janar 2023, 18:00

Datëlindja e Kadaresë, Ngjela: I dha vlera e krenari Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Datëlindja e Kadaresë, Ngjela: I dha vlera e krenari

Ismail Kadare është një vlerë kombëtare që na dha krenarinë e gjuhës sonë, dhe vetë gjuhës shqipe i blatoi vendin që ajo ka merituar në shekuj si gjuhë e shprehjes së lartë artistike…

Shkruan Spartak Ngjela

Sot ka qenë ditëlindja e Ismail Kadaresë. Shkrimtar i madh i kohës së vet që u ka dhënë ndriçim edhe kohëve që do të vijnë. Që i dha vlerë dhe krenari vetë Shqipërisë, dhe, me suksesin e gjatë të tij, i sfidoi dhe i përbuzi të gjithë shpifësit antishqiptarë që suksesin e tij e kanë parë me një maraz patologjik.

Ismail Kadare është një vlerë kombëtare që na dha krenarinë e gjuhës sonë, dhe vetë gjuhës shqipe i blatoi vendin që ajo ka merituar në shekuj si gjuhë e shprehjes së lartë artistike…

Një letërsi magjike dhe shumë e gjerë, e cila përmban brenda saj:
Një vepër universale.
Një shkrimtar të përbotshëm.
Dhe…

Një dialog të përkryer shqiptarësh.
Një poezi me goditje krijuese për atë që e lexon.
Një vetëpërmbajtje të një shkrimtari të madh.
Dhe, një letërsi që zhvillon në mënyrë krijuese, vijimisht e aktivisht, historinë e Shqipërisë.
Kjo është vepra letrare e shkrimtarit Ismail Kadare

Forum Kadare Ngjela