Aktualitet27 Qershor 2022, 11:47

DEA amerikane hap zyrat e saj në Shqipëri, fokus lufta ndaj trafikut të drogës

Shkruar nga Pamfleti
DEA amerikane hap zyrat e saj në Shqipëri, fokus lufta ndaj trafikut

DEA amerikane hap zyrat e saj në Shqipëri, fokus lufta ndaj trafikut të drogës

DEA amerikane së shpejti do të hap filialin e saj në Shqipëria, për të vijuar operacionet për goditjen e grupeve kriminale dhe luftën ndaj trafikimit të kokainës.

Lajmi është konfirmuar edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili shkruan se tashmë është koha e duhur që DEA të hap zyrën e saj në Tiranë: “DEA mirëserdhët!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngushtme që diktojnë prezencën tuaj këtu…”

Mësohet se zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë. Pjestare të Dea-s do të jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle kufitare si porte aeroporte e pika tokësore.

Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila në shqip vjen nga Amerika Latine.

Aktualitet dea amerikane Shqipëria

Aktualitet