Showbiz 2 Shkurt 2023, 14:57

Dea dhe Amosi bëjnë plane për të “ndarë” Luizin nga Kiara, aktori: Do nxjerr fakte!

Shkruar nga Pamfleti
Dea dhe Amosi bëjnë plane për të “ndarë”

Gjatë mbrëmjes së djeshme Amos Zaharia dhe Dea Mishel kanë vendosur që të bëjnë një plan për lojën e tyre. Amosi i thotë Deas se në të vërtetë nuk do bëj asgjë që nuk është e drejtë. Ai ka thënë se do nxjerrë fakte, që sipas tij e tregojnë marrëdhënien e tyre false dhe pa ndjenja dashurie brenda, kjo sipas aktorit.

Më pas e pyet Dean ‘nëse do ta vazhdojnë nga çifti’, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ‘e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq’.

Pjesë nga biseda:

Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht.

Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim.

Amosi: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë.

Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë prandaj sillet ashtu.

Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj.

Reality Show #BBVA