Aktualitet22 Shtator 2022, 22:31

DEA në Shqipëri, Artan Hoxha: Agjentët kanë ardhur për të zbuluar lidhjet e politikës me krimin

Shkruar nga Pamfleti
DEA në Shqipëri, Artan Hoxha: Agjentët kanë ardhur për

DEA në Shqipëri, Artan Hoxha: Agjentët kanë ardhur për të zbuluar lidhjet e politikës me krimin

Gazetari investigative Artan Hoxha është shprehur se DEA amerikane do të vij në Shqipëri për t’i ardhur në ndihmë SPAK-ut.

Hoxha shprehet se DEA do vijë jo thjeshtë për thjesht për grupet kriminale, por edhe për lidhjet e politikës me krimin.

“Shqipëria rezulton një bazë operacionale e krimit të organizuar për kokainë dhe heroinën, sepse për ta ne jemi për hashashin, si vend i origjinës.

Kështu që u bë si detyrë për të qenë DEA këtu, sepse po ndiqte shumë operacione ndërkombëtare  ku shqiptarët kanë rënë në sy edhe andej.

Këtu DEA nuk ka ardhur thjeshtë për grupet kriminale, por edhe për lidhjet e politikës me krimin.

Serbët përshembull lëviznin me 200 kile jo me 2 ton. Kurse ne çonim 2 ton, se duhet të dalim në krye. Fakti që DEA u vendos këtu, i kishte shqetësuar ata atje. Thanë, çfarë duan ata, se ne vetëm familjet kemi?! Doni të mos sjellim as paratë?

I çojnë në Dubai, që është parajsë fiskale dhe penale.

Problemi këtu është se çmimet janë në stratosferë por rrogat nuk rriten, njerëzit largohen, nuk ka logjikë ekonomike.

Këtu kompanitë e mëdha në këto kushte kur ekonomia reale është në stanacion, kur bankat nuk japin kredi, kompanitë përplasen te organizata kriminale dhe ata se dinë se nesër do tu shkojnë t’u kërkojnë lekët tua kthejnë shumëfish.”

Aktualitet Artan Hoxha DEA