Aktualitet26 Shtator 2022, 15:36

DEA zbulon skemën: Kokaina që sjell “Bana King” ruhet nga “Klani i Fierit”, Trifon Murataj bashkëpunon me Ben Qimen

Shkruar nga Pamfleti
DEA zbulon skemën: Kokaina që sjell “Bana King” ruhet nga

DEA amerikane ka nxjerrë zbuluar biznesmenin e kokainës Trifon Murataj. Ky i fundit është personi që përdor kontejnerët me bananet “Ban King”, për të sjellë tonelata kokainë në vendin tonë. Mirëpo në gjurmët e tij kanë rënë amerikanët shumë vite më parë dhe pavarësisht kësaj, policia shqiptare nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.

“Pamfleti” ka denoncuar me dhjetra herë se si kompania “Zico” e Trifon Muratajt, e cila merret me importin e bananeve “Bana King” ka futur në “xhep” policinë. Pak javë më parë u zhdukën afro 50 arka me banane, brenda së cilave dyshohet se kishte kokainë.

Por Trifon Murataj duket se bën trafiqe që në vitin 2014. Në vitin 2021, policia ka kërkuar ndihmën e DEA-s, për të hetuar rreth kompanisë “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”, Trifon Murataj.

Zyra e DEA në Greqi ka zbuluar se kjo kompani është përfshirë në trafiqe që në vitin 2014. “Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA: “Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA”, thuhet në e-mail.

Por skandali thellohet dhe më tej, pasi Trifon Murtaja ka bashkëpunuar me një emër të njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur dhe si Arben Qimja apo Ben Qimja. DEA ka zbuluar se kokaina që sillte Murataj përpunohej në magazinat e Ben Qimes.

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon: Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri. Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi në Durrës/Shqipëri me emrin ZICO SHA për të importuar me shumicë kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha”, thuhet në e-mailin e publikuar nga hakerat. Për saktësi, kompania “ZICO”, është ajo e cila tregton “Bana King”.

Por kush është Arben Isufaj i njohur si Ben Qimja?

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vdekurish.

Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës. DEA ka zbuluar se ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Trifon Muratajn. Ky i fundit rri në Dubai dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. /Pamfleti

Aktualitet #Bana King #trifon murataj ben qimja