Politike 7 Tetor 2022, 13:30

Debat te "Ligjet", Bardhi: Për anëtarët e KLP-së votuam me sytë mbyllur, vetëm kryetarja i pa certifikatat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Debat te "Ligjet", Bardhi: Për anëtarët e KLP-së

Deputeti Gazment Bardhi është shprehur se klasifikimi i informacioneve si sekret shtetëror duhet riparë pasi në shumë raste ligjvënësit votojnë me sytë mbyllur.

Si shembull, Bardhi përmendi rastin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ai tha se në atë rast nuk kishin certifikatë sigurie dhe nuk lexuan informacione para se të votonin, por i besuan kryetares, Klotilda Bushka.

“Të gjithë kemi të drejtën të debatojmë. Si qenka kjo, u prezantoka një gjë, fliska relatori e kryetarja dhe ne të tjerët rrikemi këtu. Unë e dëgjova shumë mirë se çfarë thashë. Po ju japim një shembull, për anëtarët e KLP-së kemi votuar mbi bazën e një informacioni të kualifikuar. 4 nga 5 anëtarët s’e lexonin dot dhe kemi votuar pa u njohur me informacionin. E ka parë vetëm kryetara që ka certifikatë sigurie dhe i besuam kryetares që tha se ka një pengesë një prej kandidatëve. Ne votuam për sytë e mbyllur për këto pozicione. Dhe kolegët për këto raste po flisnin. Nuk ka ligje sekrete shtetërore. Është një praktikë normale,”- tha Bardhi ndër të tjera.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet javën e ardhshme të vendosë për kryeprokurorin e Tiranës dhe ata të rretheve. Në krye të akuzës së kryeqytetit është me mandat të përkohshëm, aktualisht Arens Çela, i cili në mbledhjen e datës 11 tetor pritet të marrë mandat të plotë.

Përveç Çelës që aktualisht është i emëruar përkohësisht në post si kryeprokuror i Tiranës dhe që javën e ardhshme pritet të marrë mandat të plotë, drejtuesit e tjerë të Prokurorive në rrethe do të jenë me mandat të përkohshëm.

Politike Bardhi ligjet