Politike 1 Korrik 2022, 12:56

Debate në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Xhaçka e i shoqi paguajnë 5% TVSH për hotel me 5 yje, qytetarët 20% për domate

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Xhaçka e i shoqi paguajnë 5% TVSH për hotel me 5 yje, qytetarët 20% për domate

Është mbledhur pasditen e së premtes Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Opozita e akuzon ministren se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Kreu i grupit parlamentat të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që opozita të provojë me fakte se Xhaçka ka fituar qoftë edhe një qindarkë nga ai tender, kjo ka ngjallur debate mes deputetëve në sallë.

Pjesë nga debatet:

Balla: Përgjigjja ishte e plotë, e qartë dhe na konfirmon faktin se nuk kemi të bëjmë me parashikimet e nenit, pika 73.

Ndërhyn Bardhi.

Balla: Unë nuk ju ndërpreva, ju thoni gjithçka. Pra, në vlerësimin tim pyetja lidhet me parashikimet e nenit, pika 73, ku thuhet se fitimi është i matshëm me para.

Ndërhyn sërish Bardhi.

Balla: Nuk shkon kështu, e ndërpresim pra. Merreni me qetësi. E shoh që nuk e keni seriozisht këtë punë, e di që nuk e keni seriozisht, por mësohuni me rregulla. Dhe po më ndërpreve dhe njëherë tjetër kjo mbledhje ndërpritet. Nuk shkon tani, se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor.

Bardhi: Së pari pronat konsiderohen të regjistruara në emrin e Ministres Olta Xhacka, Xhaçka është aksionere në mënyrë të barabartë për çdo pasuri të vënë gjatë martesës. Në kuptim të kushtetutës, Ministrja është duke kryer një veprimtari kushtetuese në emër të Ministres. Bashkëshorti i saj ka qenë deputet i këtij kuvendi, në 2015 ka investuar ligjin për investimet strategjike dhe dy javë pasi ka votuar dhe miratuar këtë ligj, ka nisur investimet me këtë kompani. 50% nga përfitimi i kësaj prone do të jenë në llogari të Xhaçkës, 50% në emër të bashkëshortit të saj.

Balla: A ka fituar Olta Xhaçka një qindarkë dhe në ç’rrugë e ka marrë?

BardhiPyetja është shumë pa sens, fitimet nuk janë vetëm në monedhë. Kushtetuta thotë realizimi i veprimtarive fitimprurëse në pronë të shtetit. Rama i ka dhënë përdorimin e brigjeve dhe zonës përkatëse të plazhit për një periudhë 30-vjeçare për ta përdorur. Xhaçka gënjeu për dy element të rëndësishëm. Tha nuk kam fitime nga një brand ndërkombëtar e nuk fitoj nga reduktimi i TVSH-së. Vendimi thotë që ka fitime nga brendi ndërkombëtar, pra ministrja ka gënjyer. Është duke kryer veprimtari tregtare në një pronë shtetërore.

Politike Gazmend Bardhi Këshillin e Mandateve Olta Xhaçka PD