Politike 9 Maj 2022, 18:34

Debate në Kuvend për vdekjen e Ilvi Metës/ Duma i kërkon dorëheqjen Bledi Çuçit, ministri: Gjithçka është filmuar

Shkruar nga Pamfleti
Debate në Kuvend për vdekjen e Ilvi Metës/ Duma i kërkon

Deputetja demokrate Grida Duma dhe ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi janë përplasur në Kuvend për vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e policisë. Duma kërkoi që ministri të japë dorëheqjen nga detyra. Duma është deputete e asaj zone dhe ka folur edhe mbi takimin që pati me prindërit e të riut.

“Sigurisht kemi qenë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah drejtësisë dhe hetimit. Dua të ndaloj te ky rast për një arsye edhe më madhore. Unë kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur dhe secili nga ju do kishte parë një kob më të madh, në të gjitha humbjet e jetëve, ajo që gjejmë është një vajtim sidomos, i nënës. Aty kishte pllakosur heshtja. Mpirja dhe mungesa e të vërtetës ishin më të mëdha sesa morti. Për një gjë që është shumë e thellë. Kush është e thellë? Te ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, i thashë të atit për çfarë akuzohej djali, tha për një derë alumini. Që quhen krime ordinere. E kanë dënuar disa herë tha për gjëra që nuk i ka kryer. E kishin bërë zakon tha sa herë ndodhte një vjedhje ordinere e kapnin dhe e rrihnin. Mendoni sesa janë ata që nuk mbrohen dot dhe të nxjerrin të drejtën e vet. I ati thoshte që nuk e besoj kurrë që ka vrarë vete. Ekziston një racizëm dhe paragjykim nëse gabon në këtë vend”, tha ajo.

Më pas mori fjalën ministri i Brendshëm, i cili deklaroi se çdo gjë që ndodhi atë ditë që nga arrestimi i të riut e deri tek burgosja është e filmuar dhe filmimet janë tek Avokati i Popullit.

“Për rastin kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe kanë qenë në inspektim në dhomat e ndalimit të kom të Kavajës. Ato dhoma, në raport thuhet se janë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Të gjithë bashkë të përpiqemi të largohemi nga kjo retorikë, sepse nuk i shërben Shqipërisë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet, të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë me asnjë nga aludimet që ju bëni. Akuzoni shumë rëndë struktura të policisë së Kavajës sikur janë kriminelë e vrasës.…Neglizhencë fatkeqe për të ndjerin Meta, janë të filmuara, çdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate…Ju ftoj të shihni filmimit, i keni te raporti i avokatit të popullit”, tha ndër të tjera Çuçi.

Politike Çuçi Duma Meta