Showbiz 4 Shkurt 2023, 09:51

Debate në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Kiara përplaset me Amosin: Je xheloz dhe shumë fals

Shkruar nga Pamfleti
Debate në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Kiara

Dasma e improvizuar e Kiarës dhe Luizit, nga “Big Brother Vip”, ka shkaktuar jo pak trazira brenda shtëpisë më  të famshme në Shqipëri.

Ditën e djeshme gjatë një sprove nga Vëllai i Madh kanë plasur edhe debatet mes banorëve. Luizi dhe Kiara kanë diskutuar me Amos dhe Dean për mospjesëmarrjen e  tyre në dasmë.

Moderatorja i tha aktorit se është njeri false dhe se kur banorët  i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesërmen, “u zgjua”.

Por Amosi e kundërshtoi mendimin e Titos, duke i thënë se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea Mishel nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.

Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.

“Mua më shqetëson fakti që je shumë false si njeri, komplet false. Kemi qenë para dy ditësh duke biseduar dhe ishim ne që të kapëm dhe të thamë ‘Amos po rri shumë në heshtje, bëj diçka që të zgjohesh’ dhe fill të nesërmen iu fute lojës”, i tha Kiara.

Kjo e fundit shtoi më pas: “Të ishe atje në momentin që duartrokitën të gjithë. Se je xheloz Amos. Nuk t’u dha rasti të ishe aty bashkë me Dean që bëtë muhabet te krevati. Duhej të ishe aty, jo të flisje nga mbrapa. Nuk ju dha rasti të bëtë dasmën. Ju mund të ngrinit zërin e të thoshit ‘unë dua të bëj dasmën’”.

Amos dhe Luizi u përplasën sërish me njëri-tjetrin, për gjestin e këtij të fundit. Pasi Amos i tha Luizit se atë nuk e llogarit fare si lojtar, Luizi iu ktheu duke i thënë se ai nuk i vjen as te maja e gishtit.

Debati mes tyre vijoi për disa minuta, ndërsa sipas Amosit njeriun nga kafsha, e dallon logjika.

Për këtë arsye, ai nuk e logjikon dot faktin që një njeri mund të urinoi në sy të të tjerëve, njëlloj si një kafshë.

Reality Show Big Brother Kiara luiz