Politike 9 Nëntor 2022, 10:57

Debate të forta në Kuvend, Rama: Porti i Durrësit projekt i paimagjinueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Debate të forta në Kuvend, Rama: Porti i Durrësit projekt i

Projektligji për portin e ri të Durrësit do të kalojë në Kuvend me një procedurë të përshpejtuar.

62 deputetë votuan pro kalimit të kësaj marrëveshje “me procedurë të përshpejtuar”, ndërkohë që 19 deputetë të opozitës votuan kundër.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se në vendin tonë po bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë.

Ky projekt, sipas tij, e transformon Durrësin në një nga pikat më rëndësishme në Mesdhe.

“Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë. Ju nuk keni as fe, pa Atdhe, jeni pa din e pa iman, ja këta jeni ju.  Akuzoni për aferë një prej investitorëve më të mëdhenj! Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Jeni ca bedelë, që s’keni as sy për të parë e vesh për të dëgjuar”, tha Rama duke i thënë deputetit demokrat Dashnor Sula ‘Gjel deli i Peqinit’, teksa ky i fundit i thoshte ‘turp të kesh’.

Rama: Pusho gjel deti, pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë

Sula: S’ke turp.

Rama: O gjel deti pusho. Nuk je në vendimin tënd këtu, je gabim je aksident komplet. Ah, mjerë Shqipëri për ty edhe ata si ti.

Politike Edi Rama i paimagjinushem porti i Durresit projekt