Bota 2 Shkurt 2023, 20:07

Debatet në kuvendin serb, Nazarko: Show që pamë sot, tregon qartë se kush janë pro-rusët në Beograd

Shkruar nga Pamfleti
Debatet në kuvendin serb, Nazarko: Show që pamë sot, tregon

Analisti, Mentor Nazarko komentoi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me Asociacionin dhe qëndrimet e presidentit serb.

Nazarko u shpreh se Vuçiç, është pro rus, por është më pak pro rus se të tjerët,.

Po ashtu Nazarko shtoi se u Vuçiç ka ulur kokën përballë perëndimorëve duke u detyruar të bëjë një lëshim të madh në lidhje me Kosovën.

Nuk më përcolli një farë habie, zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, ndikojnë njëra -tjetrën.

Aleksandër Vuçiç është pro-rus, por është më pak pro-rus se të tjerët. Opozita përfaqëson fuqishëm qëndrimin rus. Show që pamë sot, tregon qartë se kush janë pro-rusët në Serbi.

Vuçiç është duke ulur kokën përballë perëndimorëve. Vuçiç nuk i ka rezistuar presionit perëndimor dhe e filloi me këtë lëshim të madh që është çështja e Kosovës, por me siguri mund të vijojë edhe me vendosje sanksionesh, paralajmëroi Daçiç.

Kjo e bën akoma edhe më urdhërore faktin që Kosova duhet të forcojë akoma më shumë marrëdhëniet me SHBA”, tha Nazarko në “ABC News”.

Rajoni nazarko Vucici