Politike 1 Shkurt 2023, 15:26

Debati për bastet, Tabaku përplaset me Ibrahimajn: Qeveria nuk mendon për të varfrit, e ka mendjen te klientët e saj

Shkruar nga Pamfleti
Debati për bastet, Tabaku përplaset me Ibrahimajn: Qeveria nuk mendon

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të kemi rikthim të basteve sportive.

Duke folur para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë, ajo u shpreh se bastet do të jenë vetëm online dhe nuk do të ketë pika si dikur.

Jemi duke punuar për rishikimin ligjet të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh, Po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga infromaliteti”, tha Ibrahimaj.

Por ndaj saj ka reaguar deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se në një kohë kur varfëria është problemi kryesor për shqiptarët, qeveria vendos të rihapë bastet sportive. Sipas saj, e gjitha është një lojë për të përqendruar tregun në disa duar të caktuara.

Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxori nga tregu operatorët e vegjël; e përqendroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morëm ligjin e Lojërave të Fatit, d.m.th qokën për pakicën.

Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën”, shprehet Tabaku.

Sipas saj, kjo qeveri ka zero politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.

Politike Bastet ibrahimaj tabaku