Kulture 6 Maj 2022, 22:45

Debati për Butrintin, Auron Tare nxjerr blof Ministrinë e Kulturës: Nuk ka pasur konsultime me britanikët

Shkruar nga Pamfleti
Debati për Butrintin, Auron Tare nxjerr blof Ministrinë e

Historiani Auron Tare ka nxjerrë blof Ministrinë e Kulturës sa i takon Parkut të Butrinit. Ministria ka shpërndarë një broshurë ku shprehet se ka pasur konsultime dhe me britanikët për planin e menaxhimit. Por Tare, një prej personave kyç, shprehet se ekspertët britanikë kanë qëndruar jashtë.

Postimi i i Auron Tares

Duke falënderuar Ministrinë e KULTURES për këtë komunikim shume konciz mbi konsultimin e specialistëve anglezë me ekspertë shqiptarë. Do të dëshiroja të shtoja edhe këto fakte. EKSPERTËT anglezë të Prince&Pearce gjatë punës së tyre për përgatitjen e Planit të Manaxhimit të Butrinti nuk kanë marrë asnjë kontakt me:

AURON TARE- Përfaqesues i Fondacionit Butrinti 1995 -2000. Një nga themeluesit e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe Drejtues i Parë 2000 – 2005;

Dr. YLLI CEROVA, Drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit. Tetor 2005 – 2008;

RAJMOND KOLA 2008-2014;

GjERGJI MANO 2014 -2018 – takim kortezie në një kafe të Sarandës

PANDI ZHONGA 2018-2019 i përfshirë ne konsultime

ERI SULO- emëruar pas Hartimit te Planit te Manaxhimit dhe jo i përfshirë në Konsultime.

Arkeologji

Prof. Neritan Ceka, autor i gërmimeve arkeologjike në Butrint, ish Drejtor i Institutit të Arkeologjisë autor i dy librave mbi Butrintit. 1970 -present

Prof. Apolon Baçe, ish Drejtor i Institutit te Monumenteve, autor i restaurimeve ne Butrint, autor i botimeve mbi Butrintin. 1980 present

Prof Gjerak Karaiskaj autor i restaurimeve ne Butrint 1980 present dhe autor i të vetmit libër mbi Fortifikimet e Butrintit.

I ndjeri Dr Kosta Lako, autor i një seri gërmimesh mbi dy dekada ne Butrint.

Prof. Aleksander Meksi autor i restaurimeve dhe botimeve mbi Butrintin

Po e shkruaj këtë me synimin që të shtohet në postimin e Ministrisë si FAKT

Kulture Butrinti Tare