Politike26 Janar 2023, 23:02

Debati për McGonigal, Bardhi nxjerr videon: Ja si mashtron hapur Rama

Shkruar nga Pamfleti
Debati për McGonigal, Bardhi nxjerr videon: Ja si mashtron hapur Rama

Çështja McGonigal ka ndezur debate të forta në vend. Mes akuzash dhe kundër-akuzash nga qeveria dhe opozita, nuk ka munguar edhe reagimi i deputetit Gazment Bardhi.

Në një status në Facebook, ai ka publikuar një video ku edhe thekson se vërteton edhe gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama.

Boll u fshehe me përdridhje dhe gënjështra! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane.

Ndërmjetësi yt pagojë 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana nga kundërshtarët e tu politikë. Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë”, shkruan ai.

Politike Bardhi FBI Rama