Rusia vijon t’i hedhë “benzinë zjarrit” të konfliktit në Kosovë. Dje dështuan bisedimet mes Kurtit e Vuçiçit dhe nuk kishte si të mungonte reagimi i Moskës.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka akuzuar Perëndimin se po lë qëllimisht një “vakum sigurie” në Kosovë, teksa ka paralajmëruar dhe konflikt.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar edhe një herë një përkushtim konstruktiv. Nuk do të habitem nëse Perëndimi, pavarësisht nga kjo, vazhdon të përsërisë tezën për përgjegjësinë e ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës për rritjen e tensioneve. Një mesazh krejtësisht i rremë”, tha Bocan-Harchenko.
Ai shtoi se “vakumi i sigurisë” për të cilin flet Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borrell, është i rrezikshëm.
“Nuk ka asnjë diskutim atje. Megjithatë, nuk është e mundur të kuptohet pse shefi i Eurodiplomacisë beson se as EULEX-i dhe as KFOR-i nuk mund ta plotësojnë atë për të shmangur një krizë. Kjo është pikërisht ajo që bie nën juridiksionin e atyre pranive ndërkombëtare. Mendoni se do të ia vlente që Borreli të njihej me mandatet e tyre”, thotë ai.
Në fund ai dha dhe një mesazh: N enuk parlajmërjmë, por ëshë një rrugë q ëtë çon drjt konfliktit.