Aktualitet18 Shtator 2022, 14:04

Dëbimi nga Shqipëria i gazetarit turk, reagon avokati i tij: Klientit tim nuk iu shënua fare kërkesa për azil politik

Shkruar nga Pamfleti
Dëbimi nga Shqipëria i gazetarit turk, reagon avokati i tij: Klientit

Gazetari turk Ahmet Emre Olur dëbohet nga Shqipëria edhe pse ai kërkoi azil politik. Arben Llangozi, avokati i gazetarit turk sqaroi për euronews se policia shqiptare ka shkelur ligjin në këtë rast.

Avokati tha se kërkesa e klientit të tij për azil politik nuk u shënua fare nga policia në kundërshtim me ligjin, vetëm për faktin se shteti turk është më i fuqishëm se shteti shqiptar.

Ky nuk është një rast i izoluar, ku shtetas turq kërkojnë azil në vendin tonë.

Në 2020, po në Rinas, u ndaluan Selami Simsek dhe Harun Çelik të dyshuar si pjesë e lëvizjes se Fetullah Gylen, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia.

Ata po udhëtonin nga Tirana për në Kanada me dokumente false dhe pas arrestimit kërkuan menjëherë azil në vendin tonë.

Kjo gjë u refuzua dhe ata u dëbuan drejt Turqisë ku dyshohet se u dënuan me burg.

Aktualitet #Ahmet Emre Olur #Arben Llangozi avokati gazetari turk