Dardha është zbardhur nga rreshjet e dëborës.
Për momentin reshjet kamë qenë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve nisur edhe nga fakti që jemi në fundjavë dhe zona ka vizitorë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat kontradiktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.
Këshillohet për drejtuesit lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.