
Debutim fantastik për Florian Kamberin, sulmuesi shqiptar realizon golin e vetëm për ekipin e tij në Kupën e Anglisë (Video)
Një tjetër shqiptar ka shkëlqyer sot në Kupën e Anglisë. Ai është sulmuesi Florian Kamberi, i cili arriti të shënonte golin e vetëm për Hadërsfilldin, në sfidën e humbur 3-1 ndaj Prestonit.
Kamberi arriti të zhbllokonte i pari sfidën në minutën e 57′.
Lojtari kuqezi nuk fali para portës, duke dërguar topin pas shpinës së Udmen. 27-vjeçari ka luajtur për skuadra të ndryshme si Hibernian, Grasshopers, Sent.Gallen, apo edhe Aberdin.
A debut goal for new #htafc signing Florian Kamberi. Good finish. pic.twitter.com/V6OVXHz3Fl
— Dom Howson (@domhowson) January 7, 2023