Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra sa i takon procedurës parlamentare, për të cilën deputetët nuk kanë rënë dakord.
Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të lexojnë rregulloren, por sipas Vasilit neni 28 pika tre është konsumuar që nga momenti që projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me procedurë të përshpejtuar.
‘Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar. O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo‘, tha Vasili.
Debati i plotë në Kuvend:
Balla: Lexoje, lexoje mirë.
Vasili: O skizofren, na lër të lexojmë, mos bëj si idiot.
Debati është vetëm për kohën e deputetëve, 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare bie dakord për kohën. Kjo do të thotë vendosje e njëanshme e kohës nga grupi i PS, pra vendosin ata si të duan, ndaj 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi të madhe nga të gjitha palët se bëhet fjalë për garantimin e të drejtave që nuk i privatizon dot një grup parlamentar.