Politike17 Tetor 2022, 16:38

“Dëgjoni zërin e opozitës”, Alibeaj: Amnistia fiskale, manovër për të sjellë në Shqipëri paratë e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të dëgjohet dhe zëri i opozitës kur vjen puna te integrimi në BE. Duke folur në Këshillin e Integrimit Europian, ai foli për reformat e ndërmarra nga qeveria, e veçanërisht amnistia fiskale. Alibeaj tha se një projekt i tillë rrit rrezikun e parave kriminale, sidomos tani që jemi në prag të zgjedhjeve.

Amnisti fiskale është shembulli i parë që i dhamë ambasadores. Nuk do të thotë thjeshtë disa para më tepër në parajsën fiskale por i gjithë potenciali kriminal që mund të importohet. I themi shqiptarëve shkelni ligjin se në Shqipëri pranojmë të sjellin potencialin kriminal dhe meqë vijnë zgjedhjet të shkallmojmë çdo filtër. Doli para një javë një prej të akuzuarve nga burgu, për një nga çështjet më flagrante korruptive. Ky është realiteti”, tha ai.

Alibeaj akuzoi mazhorancën se thyen marrëveshjet me opozitën. Ai mori si shembull reformën zgjedhore.

Nuk mund ti kërkojmë europianëve të në zgjidhin problemet janë çështjet tona dhe ambasadorja tha duhet ti zgjidhim vetë. Opozita i ka bërë aktet e saj, fjalët e mira për vetingun por ishte zgjatja e mandatit që u votua nga ne.

Historia vijon siç e dimë të gjithë ra marrëveshja politike dhe ju ndryshuar Kushtetutën. Është thelbi i ço përplasje në politikë. Ajo që duhet të bëjmë duke dalë nga vetja, për të gjitha shinat ku duhet të ecim, ritmi me të cilin duhet të ecim është i rëndësishëm. Nuk është e rëndësishme të marrësh pjesë por të fitosh, e shqiptarët duhet të shkojnë një orë e më parë në Europë.

Për çështje të integrimit duhet dëgjuar proporcionalisht opozita”, tha ai.

Politike #aministia fiskale Alibeaj BE integrimi