alb
alb
Online Media
  • Kreu
  • Aktualitet
    Prej ditësh i shtruar në spital, Covid i merr jetën artistit të njohur korçar

    Prej ditësh i shtruar në spital, Covid i merr jetën artistit të njohur korçar

    "E ngjashme me vrasjen e Artan Santos", gazetari deklaratë të fortë: Behar Sofia ka pasur marrëdhënie të ngushta me Policinë

    “E ngjashme me vrasjen e Artan Santos”, gazetari deklaratë të fortë: Behar Sofia ka pasur marrëdhënie të ngushta me Policinë

    Bie popullariteti i Ramës dhe Kryemadhit, rritet mbështetja për Bashën

    "Sot nuk i ndryshuam masat anti-Covid", Mira Rakacolli: Ja çfarë pritet të ndodhë me 1 Mars

    “Sot nuk i ndryshuam masat anti-Covid”, Mira Rakacolli: Ja çfarë pritet të ndodhë me 1 Mars

  • Anti-Mafia
    Skandali / Dështon 'Check-Up'; koncesioni mafioz i Ilir Beqjas, Rama dhe Manastirliu i japin paratë Vilma Nushit pa zbatuar kontratën

    Skandali / Dështon ‘Check-Up’; koncesioni mafioz i Ilir Beqjas, Rama dhe Manastirliu i japin paratë Vilma Nushit pa zbatuar kontratën

    Monika Kryemadhit i vodhën çantat me para korrupsioni; ja pse Meta kërkoi shkarkimin e Saimir Tahirit në Qershor të 2014

    Monika Kryemadhit i vodhën çantat me para korrupsioni; ja pse Meta kërkoi shkarkimin e Saimir Tahirit në Qershor të 2014

    Skandali / Rama ndan 10 miliardë të ish të përndjekurve me Vilma Nushin dhe Tom Doshin

    Skandali / Rama ndan 10 miliardë të ish të përndjekurve me Vilma Nushin dhe Tom Doshin

    Fakte/ SPAK të hetojë pasuritë me burim trafiqesh të grupit “Xhihani” në Kavajë; ku ka pjesë dhe Etleda Çiftja e Veting

    Fakte/ SPAK të hetojë pasuritë me burim trafiqesh të grupit “Xhihani” në Kavajë; ku ka pjesë dhe Etleda Çiftja e Veting

  • Politike

    “Mashtrojnë qytetarët në këmbim të votave”, Bardhi kallëzon Taulant Ballën: SPAK të hetojë menjëherë

    “Angazhimi ynë është të çojmë qytetarët të votojnë”, Mona: S’kam folur me Bashën për poste, kur të fitojmë do të diskutojmë

    PD jeton me ‘shpresë’/ Bardhi komenton sondazhet dhe flet për takimet në Elbasan: 81% e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë

    Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi ‘shuan’ dyshimet: S’ka lidhje me koalicionin

  • Bota
    Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

    Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

    Britani/ Fermë kanabisi me vlerë 400 mijë paund, burgosen dy shqiptarë (Emrat)

    Britani/ Fermë kanabisi me vlerë 400 mijë paund, burgosen dy shqiptarë (Emrat)

    OBSH thirrje autoriteteve: Kushtojini vëmendje 'vuajtësve' me pasoja afatgjata të Covid-it

    OBSH thirrje autoriteteve: Kushtojini vëmendje ‘vuajtësve’ me pasoja afatgjata të Covid-it

    Shifra të frikshme në Itali, mbi 19 mijë raste të reja në 24 orë, disa qytete rrezikojnë mbylljen

    Shifra të frikshme në Itali, mbi 19 mijë raste të reja në 24 orë, disa qytete rrezikojnë mbylljen

  • Kosova
    Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 437 raste të reja dhe 5 viktima gjatë 24 orëve të fundit

    Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 437 raste të reja dhe 5 viktima gjatë 24 orëve të fundit

    Pse Miroslav Lajçak e fshiu nga harta shtetin e Kosovës?!

    Pse Miroslav Lajçak e fshiu nga harta shtetin e Kosovës?!

    Fjalimi shqip në Parlamentin serb, Vulin: Kamberin dua ta krahasoj me Esat Pashën

    Rritet numri i raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit

  • Kronike

    Vrasja e biznesmenit, Artan Hoxha nxjerr detaje: Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë

    Vrasja e biznesmenit/ Artan Hoxha nxjerr detaje: Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë

    Vrasja e biznesmenit, gazetarja jep detajet: Konsiderohej si njëshi i trafikimit të heroinës, lëvizte me ushtarë

    Nga dënimi për drogë tek sulmet me tritol ndaj bizneseve të tij/ Kush është biznesmeni i ekzekutuar sot në mes të Tiranë

    Nga dënimi për drogë tek sulmet me tritol ndaj bizneseve të tij, kush është biznesmeni i ekzekutuar sot në mes të Tiranës

  • Lifestyle
    Aktiviteti fizik dhe rëndësia e tij, ja çfarë këshillojnë ekspertët e OBSH

    Aktiviteti fizik dhe rëndësia e tij, ja çfarë këshillojnë ekspertët e OBSH

    Gruaja me karrocë elektrike grabit bankën, arrestohet pak milje më tej

    Nga sot, Afërdita kalon tek Peshqit, ja çfarë do sjellë për secilën shenjë të Horoskopit

    Ç’sjell minuti, nuk sjell moti/ Pastruesja vihet re nga shefi i ‘Gucci’, kthehet në modele

  • Showbiz

    Aktori i propozon modeles 29 vjet më të re, ajo pranon

    ‘Besi është Besi’, Jona Spahiu flet për prezantimin e ‘Kosheres’

    Saimiri një ‘burrë i ndershëm’, nuk ndjek më vajzat që e ‘gjuanin’ në Love Story

    Plasën thashethemet mbi origjinën e saj, Meri e indinjuar: Gjyshja më ka vdekur, lërini njerëzit të qetë

  • Sport
    Milan, Roma dhe Junajtid avancojnë më tej, “Dhelprat” e Leister 'ulin kokën' para Slavias, biletën e eliminimit e pret edhe Leverkusen

    Milan, Roma dhe Junajtid avancojnë më tej, “Dhelprat” e Leister ‘ulin kokën’ para Slavias, biletën e eliminimit e pret edhe Leverkusen

    Përfundojnë pjesët e para/ Milani vë kualifuikimin në rrezik, Roma dhe Junajtid hipotekojnë kalimin në raundin tjetër

    Përfundojnë pjesët e para/ Milani vë kualifuikimin në rrezik, Roma dhe Junajtid hipotekojnë kalimin në raundin tjetër

    Napolit “i plasin Granadat” në fushë, skuadra e Gatuzos eliminohet nga Europa League, Aubamejang kualifikon Arsenalin

    Napolit “i plasin Granadat” në fushë, skuadra e Gatuzos eliminohet nga Europa League, Aubamejang kualifikon Arsenalin

    Mesfushori i kombëtares shton ritmet në stërvitje, pasi shmangu operacionin. Klaus Gjasula në garë me kohën për sfidën ndaj Anglisë

    Mesfushori i kombëtares shton ritmet në stërvitje, pasi shmangu operacionin. Klaus Gjasula në garë me kohën për sfidën ndaj Anglisë

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Kulture

Dekalogu si paradhomë

20/02/2021
neKulture
Dekalogu si paradhomë

Dekalogu si paradhomë

Bota po lëvizte në një ritëm të trallisur në zhbërjet e befta e të pamësuara, në një rend e sistem vlerash ndryshe. Një kafshatë që nuk kapërdihej lehtë e po e rrënonte me nxit një pjesë të pakontrolluar të popullsisë që sillej rretheqark pa rregulla loje

Shkruan Vladimir Myrtezai

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

In memoriam/ “S’dua të pikëllohet kush për fatin tim!”, dy fjalë për Fredin, mbretin e rebelëve dhe poetin e përbotshëm

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare artisti i merituar, lamtumirë Andon Qesari

Ditë shkurti. Ditë të mbledhura pa thellësinë e perspektivës për t’u çliruar tej e qartë; për shkak të një të ftohti rrëqethës, por edhe për shkak të një zymtie në lajmet që rrokullisen përditë.

Fragmente me koka të prera larg në ekranet e lajmeve, që shpesh duken të pabesueshme, si në një film, por shumë të vërteta si shenja të një fillimlufte. Është një nga ato momente që mungon veçse një shkak i rëndomtë, që çdo gjë të kallet flakë. Nuk arrij ta deshifroj saktë se, në fakt, e gjithë kjo rrotativë informimi e rënduar në ritëm është një rrethanë e rënduar për shkak të dimrit, muajit shkurt, apo në të kundërt: që me të vërtetë në mendjen time ka një nxit të paarsyeshëm për të qenë i shqetësuar e në një tension jo të zakontë; apo… nga frika e dyshimi se po rrëshqas në një zonë të pasigurt, të luhatshme jetësore, meqë vitet po vrapojnë pa kthim, si një arrati. Të tilla ngasje të brendshme më peshojnë në kokë e rokanisen me një ritëm ngricash të hirta, si gjëja më e papritur e befasuese, ku duke m’u fanepsur përshkënditur m’u duk sikur hyra në një gjendje të re e më të rrënuar se kohë më parë. M’u bë fanitje për një çast, se kisha hyrë në paradhomën e botës tjetër duke mbledhur me kujdes amanetet kryesore, diçka krejt konkrete e të ftohtë, krejt ngrirë e pa magjinë e jetës. Është një çast pa çudinë e një të papriture apo të një nënshtrimi objektiv e fatal, shfaqur si vetëpërmbledhje e detyruar për të mbyllur fundin e diçkaje që me siguri do ndodhë; një gjë logjikë e prerë shkurt, urdhëruese, e ftohtë si një vendim i ligjësuar nga vetë dalja e përkohshme në kalvarin e dritës, si një parakalim në përsëritje të jetës…

Kështu monologonte me veten, ndërsa kalonte udhëkryqin te ‘Varri i Bomit’ ose ndryshe Xhamlliku, mes angështisë dhe radhës së makinave, inxhinieri i shkencave elektronike, Pashtrik Treska. Kishte kohë që rrekej ta verifikonte këtë proces të brendshëm në rrëpirën e prognozave të depresionit të tij, në një rrokullimë trokthi, të shpejtë e agresive. Po hynte në të pesëdhjetat edhe mbahej mire, dhe ende në një mendje të re për të menduar për qëndresën në një botë të gjallësh, me privilegjin e kënaqësive të jetës. Lodhur tashmë nën idenë e varfërisë e të të pamundurve në këtë botë, që sorollateshin anekënd si krijesa të pafajshme, për t’u akomoduar me sjelljen e tyre ekzistenciale për një jetë më të favorshme. Inxhinieri i teknikës dhe informacionit Pashtrik Treska ishte kthyer në një lloj pasqyre të ndrojtur e kundërreflektuese, të gjindes që rrezatonin egërsi natyrale, si qenie që përjashtoheshin nga gara e ambicieve të mëdha e shtimit në masë të njerëzve që përpiqen të ndalojnë rrokullimën e tyre në humnera të pabesueshme, nga mungesa e të ormisurit të tyre në një status të ri, që nuk se përtypej kollaj. Ia kish behur varfëria.

Për një moment iu duk se gjithçka që më parë shquhej si garë e pasurimit dhe e lëvizjes për të zënë cak, ishte kthyer papritur në një gjendje fillestare e të shpërfillur ligsht nga ideja e të qenit në rrezik. Bota po lëvizte në një ritëm të trallisur në zhbërjet e befta e të pamësuara, në një rend e sistem vlerash ndryshe. Një kafshatë që nuk kapërdihej lehtë e po e rrënonte me nxit një pjesë të pakontrolluar të popullsisë që sillej rretheqark pa rregulla loje.

Mos vallë fytyra e varfërisë kish marrë këtë pamje të vrerët të muajit të trishtë shkurt, apo vetë ai kish një përkthim të keqësuar të realitetit dhe nuk vështronte dot përrotull tij. Të gjitha bashkë, pothuaj veçuar shkakut që motorët e tij të gëzimit nuk kish gjasa të ndjeheshin në formë për ta marrë jetën me entuziazëm e shkoqur si më parë. Më shumë se një realitet i nxirë, iu duk se kish aftësuar formën e të perceptuarit, dhe çdo fakt e vishte – për shkaqe të pakuptueshme – me të hirtat e mendjes së tij, që tashmë ishte në tërheqje gati të plotë nga të gjitha përballjet, që sa vinte dhe i dukeshin si beteja të humbura. Lundronte rrugëve të kryeqytetit në një inerci vetëjustifikuese, me koracën e pezullt të lukut të tij, dhe kalonte pa pra në befasi rrugësh të panjohura. Krejt humbur dhe i shkëputur nga të gjitha lidhjet e panevojshme, notonte në peizazhet e përditshmërisë si një dëshmi boshe e pa ngarkesën e kuptimtë të ekzistencës së drobitur tashmë. I pëlqente pa masë kjo dalldi e nëndheshme e bosh, me një të ndjerë si kërkim i ri gjendjeje totale, dhe iu duk sikur hakmarrjet i kthehen njeriut në pragkthim, si përsëritje e personazheve që ai vetë kish prodhuar në kokën e tij, krejt të barabitur e të përputhur me gjendjen e tanishme, të shtrirë si një dekompozim provokues.

Me siguri që gjindja që e njihte e adhuronte për shkak të një epërsie të impostuar e të sipërfaqshme që ai ruante e demonstronte në praninë e gjerë publike, por, në fakt, së brendshmi ishte një dobësi e rrallë dhe e ndjeshme, që po të kishte ndonjë mjet deshifrimi, patjetër që do zbulonte një gjë njerëzore si të rrallë. Një ndjesi e tillë i dukej e shpërndarë në një gjithësi njerëzish, që nuk kishin aftësinë të shënjonin dhe të bënin prani të deshifrueshme këto lloj situacionesh me lëng njerëzor, që fshihej gjithandej, edhe e ngurtësuar në terr. Fantazoi për një çast se çfarë mund të shkaktohej nëse do skanohej e gjithë kjo lëngatë e brendshme njerëzore. Do ishte një gjetje e madhe, krejt e paselektuar si një përrua i zgjatur me jetë shpirtërore. Sërish dyshonte se pse i duhej t’i bashkonte të gjitha gjendjet e fshehura njerëzore, si shkak i mendjes krijuese apo si një alibi për gjendjen e tij gri. Mos ndoshta ishte ndryshkur dhe nuk qe më ai i pari, që zhvidhoste situata në grup dhe lartësonte atmosferën nga një hiç drejt një mali dëshirash e shfrenimesh kurioziteti. Apo mos ndoshta nuk kish më një “pse?” në jetën e tij. Nuk ishte i sigurt. Vargonte udhës nëpër rrugica pa kuptim, dhe sa vinte dhe e ndjente edhe më shumë se po kthehej nga një materie konkrete në kopjen e tij që shpërfaqej në xhama vitrinash. Ndihej si i papeshë dhe pa mundësinë dhe dëshirën për t’u raportuar në komunikime të zakonta me njerëzit që njihte. Kjo diskordancë ndjesore ishte një shkak i ëmbël, që në fakt e ndiqte që nga fëmijëria, dhe sa vinte dhe më shumë e çmaterializonte çdo vlerë.

Befasisht u gjend në rrugë pa asnjë pikë referimi, pasi kishte aftësinë e rrallë për të përjashtuar njerëz nga njohjet e çfarëdo lloji. Një sindromë e vjetruar tashmë dhe e kthyer në rit në marrëdhëniet me të tjerët. Një lloj vetie për t’u rrethuar nga pak, me një tis vetmie dhe i orvatur si me shkak për t’iu dhënë shansin atyre të mbeturve në radhën e lidhjeve dhe njohjeve, që t’i shijonte edhe më mirë e me më shumë përkushtim. Kishte një ngatërresë të mrekullueshme e të keqkuptuar të tij mes asaj se çfarë dihej e shpallej haptazi dhe pjesës tjetër që fshihej nën lëkurë, si njomështi e dobët, e pashfaqur. Një impostim i pakuptuar që të linte pa gojë. Një përplasje e disafishtë e në konflikt mes thelbit të padeshifrueshëm dhe dukjes – mburojë që së shumti e lëshonte në reagimin e gjindes si një konflikt të shurdhët e të pashpjeguar deri në fund.

Prej shumë kohësh e kishte mbi krye si peshë, por edhe si një masë ajri të mermertë, që sa vinte dhe i bëhej edhe më e vështirë për të mos jetuar nga pranë nënën. Një nga alibitë më të çuditshme e të zgjatura me heshtje për t’u lidhur me atë qenie. Me siguri që nuk ishte nga të vetmit. I mblidhej në grykë një afsh i pakuptueshëm betimesh të brendshme për të mos e braktisur kurrë. I vetmi problem i tij tashmë ishte që të mësohej me faktin që ajo së shpejti nuk do ishte më në jetë, gjë që e bënte nervoz, si një ‘non sens’ që e ngrinte para logjikës së pakthyeshme të një gjëje që nuk duhej të dyshohej. Pra, qe një kundërshti mes asaj gjendjeje që e bënte ta besonte si të gjatë e shoqëruese me aktin e shkëputjes së beftë nga jeta të një prej dashurive të fshehta të tij, nga më të mëdhatë. Pezullitë e fatit njerëzor, si punët e mëdha të Zotit, e mbërthenin në një paarsye për të qenë kundër, ashtu kryeneç, me dyshimin se do i duhej ta kontrollonte këtë konflikt mes ndjesisë dhe ligjeve të natyrës. Në fakt, dashuria për nënën e tij nuk mund të ishte një arsye për të marrë vëmendje, sepse e kishte konsideruar si një aksiomë e modelit të stërpërsëritur të një gjëje të pohuar nga shumtë humanë mbi tokë. Por, asnjëherë nuk do e kish marrë me mend që do zinte vend aq shumë në gjendjen e tij të zgjatur e në bjerrje, në vazhdë të humbjes (pothuaj) së ekuilibrit të tij në këtë sfidë njerëzore. Ndoshta nuk ishte i sigurt në ndjeshmëritë e tij si një cak i paprovuar nga të tjera shkaqe të thella e të rëndësishëm. Në këtë ndërkallje nuk kishte krahasim për të marrë, pasi në qiellin e tij jetonte dhimbja e marrë hua nga e ardhmja e tij. Një lloj zonifikimi që i jepte plogështi dhe e kthente gjithë atë masiv njerëzor në një shkrehje të papritur lotësh e mallëngjimi të pamatë.

– O Perëndi! – bëzante duke shfryrë me veten.

Iu duk se nuk ishte ende gati për të përballuar vdekjen e nënës. Duhej ta merrte disi më lehtë, e për këtë duhej të konsumonte më shumë kohë me imagjinatën e tij të beftë e rrënuese.

Udha i kish marrë një rrjedhë nga ato të papriturat, që të duket se vetë jeta si shkak të kthen në një varësi të pakthyeshme me personazhe kaq të padukshëm që të kanë asistuar në jetë, dhe papritmas bëhen qendra jote, kulmi yt, historia dhe fotografia e zgjatur e dëshmisë mbi vetveten. Po brehej përherë e më shumë nga shenjat e së kaluarës së tij, si dhe nga çdo objekt që kishte të bënte me të. Herazi gëzohej për çdo fytyrë të njohur që kish takuar në boshllëkun e njëzet a tridhjetë viteve të fundit. Një shkak i mjaftë për t’u bërë urë e vetë historisë së tij, që tashmë kish hyrë në pjesën e fundit të udhëtimit. Nuk ishte një optimist i indoktrinuar, por as edhe një nga ata pesimistë të roitur. Ruante njëfarë ekuilibri, duke e marrë jetën me të mirë dhe duke lëshuar terren me butësi. Pjesa e mbetur i vinte në radhë si një film i rishikuar, që duke kontrolluar e marrë me mend fundin e tij, po udhëtonte kundër, duke rizbuluar të brendshmet e një krevati ende të ngrohtë, ku kish kaluar qenia e tij. Pa një arsye të ngritur e korrektuese, por si shtjella fati që tanimë i kish pranuar në një udhëtim instinktiv e plot pragje jete. Nuk do mund t’i ngjante kurrë nënës së tij. Ajo ishte tjetër gjë në ambicien e thjeshtë të saj, por shumë domethënëse. Një kalvar i gjatë për të mbajtur në dhëmbë këlyshët e saj, me nëntekstin e stërzgjatur për të na shoqëruar deri në fund të jetës së saj. Në një komandë të rreptë e të padukshme. Jeta në maviolë si kundërtregim është një përmasë e shtrirë në kurrizin e ekzistencës, në nivelin e një familjeje të thjeshtë e të zbrujtur. Diçka që i ngjan një romani që nuk ka nevojë të shpiket. Një erë dhe uri për atë jetën me aciditetit të mjaftë e fatal të ndarjes në kuptimin e saj më të thellë.

Në këtë kalvar të stërmundimtë kaloi ekzistenca e nënës së Pashtrik Treskës. Një rëndesë që nuk mund ta tëhuajësonte. E pamundur për ta marrë me mend. Një lloj kalamendjeje e zvarritur mbi tokën që sa vjen e të bëhet histori e jotja, dhe një artikulim përmes kthinave të fatit; diçka që nuk mund të merret me mend as edhe nëpër libra, as te fantazuesit e përsëritjes së jetës njerëzore. Si pamundësi e përputhjes mes jetës dhe ëndërrimit, nëna e Pashtrik Treskës jetoi në pjesën e jetës reale…

Pashtrik T. iu kujtua se i duhej t’i telefononte nënës së tij. Kishte oraret e veta të ndara në kohë, pasi ndjente në çdo moment lëvizjet e saj, oraret, pauzat dhe të gjithë grafikun e avashtë të saj. I telefononte dy herë në ditë dhe e mbante të karikuar me gjëra të përditshme dhe pyetje nga më ngasëset, për ta mbajtur në jetë dhe në agun e të jetuarit. Kishte filluar dhe numëronte minutat që do i duhej të asistonte si ngushëllimi i vetëm dhe si mundësia e fundit për ta detyruar të ndjente se ai ishte aty pranë saj me frymë e me mendje. Ishin veprime rutinë, kthyer në një lloj oksigjeni për ta mbajtur gjallë. Një detyrë tashmë që e urdhëronte së brendshmi pa asnjë ngurrim. Një qëndrim i prerë i tij, një vendim i heshtur, nga ato lloj qëndrimesh të bëra njësh me qenien e tij. E gjitha i ngjante një rregullsie në paranojë për të ardhmen e tij të shtyrë në moshë. Shpesh i kalonte në mendje pleqëria e tij, se me cilën fytyrë do vinte. Sa e papritur do ishte ajo? Si do sillej me fundin e tij e shumë mejtime të tjera që nuk i shihte krejt qartë. I vinte çudi se si jeta ishte një mekanizëm përsëritës unikal, disi i pashpirt në radhën e përsëritjes së llojit. U ngërdhesh dhe u përpoq të dilte nga të tilla mendime të zymta me betime dhe beteja besimi.

Iu ndërmend një ngjarje e disa ditëve më parë, në një sprovë arti të një artisteje të re. Përpjekja e saj përmes një projeksioni mekej e zhytur në një kafaz të allasojtë, me një shtrirje si pa cak në raportet me natyrën e stërmadhe. Një vetëburgosje e ëmbël dhe ëndërrimtare, një njollë blu. Iu duk se nuk është se rrinte i vetmuar në botën e tërë, si mundësi e gëzuar për të kapur një krahasim arti, apo në ndjesi të përafërta e paralele me ëndërrimin si një cekëtinë e arsyetimit të tij. Nuk donte të dorëzohej. Sërish merrte frymë si në gropa ajri, dhe sërish iu peshua sipër kreje hija e një malli të stërzmadhuar, shtrirë në kohë, si e nënës… Si diçka që nuk mund të zëvendësohej lehtë, sado ta gënjente veten për distanca të mundshme. Ndoshta i duhej të shkaktonte një shtëllungë të re për t’u shkundur sadopak nga letargjia e stinës së hirtë. Thjesht ndjeshmëritë e shtuara ndaj stinëve e vinin në dyshim të gjithë gjalljen e tij të pluhurosur nga një melankoli dimri, që ngjitej si vetë sëmundjet e stinës, në rrjedhë e në monotoni. Ishte një përshkallëzim i lartë humori në rënie, dhe një veshje dëshpëruese për çfarëdo që sillej përreth tij. E merrte malli për projeksionin e viteve të djalërisë, kur të shumta nga këto sorrollepsje pa shkak ishin të paqena e të pavlera nga vrullet e moshës. Nuk se kish humbur zakonin për t’u shullepsur në pavetëdije të shenjave të marra hua nga ajo kohë; një kohë që shquhej si lavdia e një burri në rrugëtimin e tij të zakontë, duke mos çarë kokën për stinët, nëndarjet dhe paradhomat njerëzore të rrëfyera si fund.

26 Feb 2021, 1:17 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

104,313 Raste
1,736 Vdekje
67,158 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

In memoriam/ “S’dua të pikëllohet kush për fatin tim!”, dy fjalë për Fredin, mbretin e rebelëve dhe poetin e përbotshëm

In memoriam/ “S’dua të pikëllohet kush për fatin tim!”, dy fjalë për Fredin, mbretin e rebelëve dhe poetin e përbotshëm

February 17, 2021

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare artisti i merituar, lamtumirë Andon Qesari

February 13, 2021

Frymëzuese/ Njihuni me Vitorian, vajza që lindi pa krahë dhe ‘fluturon’ me këmbë

February 12, 2021

Kësaj radhe ‘Oscars’ flasin shqip, nominohet filmi ‘Furgoni’

February 11, 2021

Vetëm 11 vjeç nominohet si aktorja më e mirë në Golden Globes

February 9, 2021

Golden Globes 2021 hyn në histori, për herë të parë tre regjisore femra të nominuara

February 4, 2021
Lajmi Tjeter

I keqkuptuan ironinë, Arta Bajrami sqaron postimin kundrejt Rita Orës

Zlatan Ibrahimoviç i pranishëm në Sanremo 2021, ja me kë pritet të këndojë

Lajmi i Dites

Pse Edi Rama nuk e do karantinën?

Pse Edi Rama nuk e do karantinën?

February 25, 2021

Lajmet e fundit

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

February 25, 2021
Milan, Roma dhe Junajtid avancojnë më tej, “Dhelprat” e Leister 'ulin kokën' para Slavias, biletën e eliminimit e pret edhe Leverkusen

Milan, Roma dhe Junajtid avancojnë më tej, “Dhelprat” e Leister ‘ulin kokën’ para Slavias, biletën e eliminimit e pret edhe Leverkusen

February 25, 2021
Britani/ Fermë kanabisi me vlerë 400 mijë paund, burgosen dy shqiptarë (Emrat)

Britani/ Fermë kanabisi me vlerë 400 mijë paund, burgosen dy shqiptarë (Emrat)

February 25, 2021

“Mashtrojnë qytetarët në këmbim të votave”, Bardhi kallëzon Taulant Ballën: SPAK të hetojë menjëherë

February 25, 2021
OBSH thirrje autoriteteve: Kushtojini vëmendje 'vuajtësve' me pasoja afatgjata të Covid-it

OBSH thirrje autoriteteve: Kushtojini vëmendje ‘vuajtësve’ me pasoja afatgjata të Covid-it

February 25, 2021

“Angazhimi ynë është të çojmë qytetarët të votojnë”, Mona: S’kam folur me Bashën për poste, kur të fitojmë do të diskutojmë

February 25, 2021
Prej ditësh i shtruar në spital, Covid i merr jetën artistit të njohur korçar

Prej ditësh i shtruar në spital, Covid i merr jetën artistit të njohur korçar

February 25, 2021

PD jeton me ‘shpresë’/ Bardhi komenton sondazhet dhe flet për takimet në Elbasan: 81% e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë

February 25, 2021
"E ngjashme me vrasjen e Artan Santos", gazetari deklaratë të fortë: Behar Sofia ka pasur marrëdhënie të ngushta me Policinë

“E ngjashme me vrasjen e Artan Santos”, gazetari deklaratë të fortë: Behar Sofia ka pasur marrëdhënie të ngushta me Policinë

February 25, 2021
Përfundojnë pjesët e para/ Milani vë kualifuikimin në rrezik, Roma dhe Junajtid hipotekojnë kalimin në raundin tjetër

Përfundojnë pjesët e para/ Milani vë kualifuikimin në rrezik, Roma dhe Junajtid hipotekojnë kalimin në raundin tjetër

February 25, 2021

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 58.3k Fans
  • 106.8k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media