Sport28 Korrik 2018, 13:00

Deklarata bombastike e sulmuesit: Liverpuli si e dashura që lë, por pendohesh!

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata bombastike e sulmuesit: Liverpuli si e dashura që lë, por

Nuk kanë fund deklaratat pikante në Angli. Në vendin ku është shpikur futbolli, kjo lojë është “fe”. Skuadrat japin gjithçka në fushën e lojës, ndërsa protagonistët janë idhuj. Sulmuesi i Liverpollit Daniel Sturridge befasoi të gjithë me deklaratën e tij për ekipin e kuq. 

“Ishte si të jesh me një të dashur për një kohë të gjatë, gjërat nuk po shkojnë mirë dhe ti mendon se është koha të shohësh dikë tjetër. Ti shkon larg, por kupton se të mungon ajo që ti kishte dhe ishte gjithçka më e ëmbël përpara”, – tha sulmuesi pas rikthimit të tij te Liverpuli. 

Ai ishte në huazim te skuadra e Uest Bromwich në Premier League. 28-vjeçari nuk do të ketë shumë hapësira, pasi konkurrenca në sulm është e frikshme në skuadrën angleze të Liverpool-it. 

Sport Daniel Sturridge Liverpool