
Deklarata e bujshme, ish sekretarja e SHBA, dashnore e presidentit shqiptar
Politikani serb, Vojsillav Sheshel ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me periudhën e luftës së Kosovës dhe një nga figurat kyçe të politikës së asaj kohe, ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright.
Sheshel, i cili gjatë luftës së Kosovës, ishte zëvëndës kryeministër, thotë se kishin planifikuar të korruptonin Albrighitit, por kur morën informacione nga shërbimet sekrete se ajo ishte në lidhje dashurie me Hashim Thaçin, atëherë hoqën dorë nga plani.
“Më kujtohet rasti kur dikush nga qeveria tha se duhet t’ia blejmë një xherdan të vlefshëm 1 milion dollarë Albrightit si ryshfet, por më pas morëm informacione nga shërbimet tona të sigurisë se ajo ishte në lidhje dashurie me Thaçin, dhe një ide e tillë për dhuratë nuk do të kishte më kuptim. Asgjë sdo të arrihej me një dhuratë luksoze”, ka thënë Sheshel.
Kjo ide për ryshfet kishte ardhur pasi Serbia frikësohej nga bombardimet e NATO-s.