Deputeti i PS, Alket Hyseni është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Nikes në 21 janar 2011, ku ky i fundit mbeti i vdekur.
Unë isha 2 metra larg nga Aleksi dhe 4 metra nga Ziveri, nuk ishte paqartë se kush qëlloi. Unë e pashë me sytë e mi kush vrau dhe si unë ishin me qindra.
Unë kam bërë çdo gjë që është në fuqinë time dhe të partisë time për të vënë drejtësinë në vend.
Ish-gardist i 21 janarit nuk ka qenë në bankën e të akuzuarve. Në Gardë ke njerëz të nderuar që bëjnë detyrën. Nuk ka qenë gjithë Garda, por një pjesë e Gardës.