Bota28 Nëntor 2018, 08:58

Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Turqisë: Khashoggi është vrarë brenda 7 minutave, ka qenë vrasje e qëllims

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Turqisë:

Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Turqisë: Khashoggi është vrarë brenda 7 minutave, ka qenë vrasje e qëllimshme

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll, shkruan REL. Cavusoglu ka thënë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung: “E kam dëgjuar. Ai është vrarë brenda shtatë minutave. Ka qenë vrasje e qëllimshme”.

Ministri turk ka thënë të ketë dëgjuar mjekun e forenzikës duke udhëzuar të tjerët që të dëgjojnë muzikë derisa ai i ka copëtuar trupin.

Cavusoglu ka thënë: “Njëri dëgjohet se është duke e shijuar atë, ka dëshirë të copëtojë trupat. Është e neveritshme”. Turqia ka thënë se Khashoggi, koluminist i Washington Postit është vrarë muajin e kaluar nga një ekip prej 15 personave që janë dërguar nga Riadi. Ankaraja insiston se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga nivelet më të larta të Qeverisë Saudite, por jo nga Mbreti Salman.

Bota Jamal Khashoggi Mevlüt Çavuşoğlu Ministri i Jashtëm i Turqisë