Kosova30 Korrik 2022, 15:22

Deklarata e fortë e Petar Petkoviq: Po nisim formimin e Asociacionit

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e Petar Petkoviq: Po nisim formimin e Asociacionit

Deklarata e fortë e Petar Petkoviq: Po nisim formimin e Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç bën deklaratën e fortë.

Ai thotë se po nisin punën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, tha Petkoviq.

I pyetur nga mediat në Prishtinë, për më shumë detaje lidhur me formimin e Asociacionit, Petkoviq u përgjigj:

“Ne do t’iu informojmë me kohë për çdo gjë”.

Deklaratat vijnë dy ditë para se të nisë riregjistrimi i makinave që kanë targa me akronime të qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga Serbia, të cilat konsiderohen të jashtëligjshme nga Prishtina zyrtare.

Për Asociacionin, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është zotuar në mënyrë koherente se nuk do ta lejojë, megjithatë SHBA-BE i kanë vënë kusht Serbisë për njohjen e Kosovës, e pas kësaj mund edhe të ‘luhet’ dicka.

Në vazhdim mund të mësohet më shumë, pas vizitës së rëndësishme të Kurtit dhe Osmanit në SHBA, që me siguri është folur e vendosur shumë lidhur me dialogun me Serbinë.

Prishtine Asociacioni Petkoviq