Politike28 Janar 2022, 09:43

Deklaratat e Escobar, Haklaj: SHBA ka në fokus korrupsionin në Shqipëri. PD do të fitojë 4 bashki më 6 mars

Shkruar nga Pamfleti
Deklaratat e Escobar, Haklaj: SHBA ka në fokus korrupsionin në

Deklaratat e Escobar, Haklaj: SHBA ka në fokus korrupsionin në Shqipëri. PD do të fitojë 4 bashki më 6 mars

Ish-deputeti i PD Azgan Haklaj, ka komentuar deklaratat e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ish- deputeti shprehet se SHBA-të kanë në vëmendje fenomenin e korrupsionit në Shqipëri ndërsa për zgjedhjet lokale të 6 marsit tha se PD fiton, Shkodrën, Dibrën, Durrësin dhe Lushnjën.

“Një vëmendje e veçantë e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor e konkretisht për Shqipërinë për të luftuar korrupsionin. Ne duhet të jemi të lumtur për këtë. Deklaratat e njëpasnjëshme që ato e quajnë partner strategjik, politikat e Escobarit janë shumë të suksesshme, së shpejti do të bie qeveria në Mal të Zi do vije një qeveri pakicash, që do vije si kryeministër Dritan Abazoviç. Deklarata e Escobar nëse organet ligjzbatuese në Shqipëri nisin hetimet ne sjellim provat. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyera me institucionet tha. Nëse i nisni hetimet, do ju sjellin provat. Po përplasen dy mentalitete, një tribal, me vare, dhe një perëndimor që përfaqëson Basha. Takimet e Fierit, Korçës, Kurbinit, janë një fytyrë e re. Kjo parti me fytyrë të re nuk mund të jetë non grata. PD fiton në zgjedhjet Durrësin, Shkodrën, Dibrën dhe Lushnjën.”-tha Haklaj.

I dërguari i posaçëm i Presidentit Biden, Gabriel Escobar, ditën e djeshme në një intervistë për Reporteri.net, ka folur për qëndrimin amerikan rreth situatës së krijuar në Partinë Demokratike  pas sanksionimit të ish-kryetarit Sali Berisha.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie”, është shprehur emisari i SHBA për Ballkan.

Escobar i prerë me Berishën: Asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD! Paralajmëron Ilir Metën dhe LSI

Politike Azgan Haklaj Gabriel Escobar PD SHBA