alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dekreti për zgjedhjet e 6 marsit, për të vënë në vështirësi PD?! Meta mohon akuzat: Po favorizoj forcat opozitare, jo partinë në pushtet!

25/01/2022, 17:16
ne Politike
A A

Vijojnë replikat në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.


-Lexo edhe:

LSI frikë për arrestime, Kryemadhi: Të huajt po lobojnë te prokurorët e SPAK

Monika Kryemadhi: Shqiptarët vishen me rroba të përdorura, Rama flet për luks

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i është kundërpërgjigjur akuzave të Bardhit dhe Bashës se “Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019” dhe dekretoi 6 marsin për zgjedhjet e pjesshme vendore, “për të vënë në vështirësi PD-në”.

Sipas Metës, Presidenti i Republikës funksionon sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të shtetit në fuqi dhe se me vendimin e marrë favorizoi forcat opozitare dhe jo partinë në pushtet.

Postimi i Metës:

STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese për votimet e 30 qershorit 2019! ✌️🇦🇱

📌 ÇMONTIMI I GËNJESHTRËS SË PARË!
Ditën e djeshme jemi njohur me disa gënjeshtra të përsëritura të deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi të mbajtura në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, por që kanë lidhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

📌 Zoti Bardhi në këtë intervistë ditën e djeshme deklaron se:
“…. Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme. Ka thënë se subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit që ta inicionte procesin në këtë gjykatë. Pra, gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes.”

📌 Deputeti Bardhi nuk gënjen kur deklaron se:
– Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit; Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme; gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes. Këtu ai nuk gënjen.
Por deputeti Bardhi, GËNJEN kur me vetëdije të plotë dhe në mënyrë të përsëritur deklaron se Gjykata Kushtetuese na paska thënë se, “subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë”. E ftojmë zotin Bardhi, që të na e lexojë se në cilin paragraf Gjykata Kushtetuese e paska shkruajtur saktësisht atë që ai deklaron se gjoja po të ishte paraqitur kërkesë nga Presidenti, Gjykata do t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit?!.

❌ Mjaft me GËNJESHTRA! ❌
Deklarimet e zotit Bardhi janë të tejmbushura me gënjeshtra.
Nga njera anë shihet taktika e përsëritur 5-vjecare për t’i ikur përgjegjësisë që ka lidershipi i Partisë Demokratike për situatën e braktisjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019, dhe nga ana tjetër deputeti Bardhi merr përsipër të gënjejë kësaj radhe edhe në emër të Gjykatës Kushtetuese.

Mjaftojmë ti citojmë zotit Bardhi, tre paragrafë (26, 61, dhe 73) të vet Gjykatës Kushtetuese, që t’ia shplajmë gënjështrat e qëllimshme:

📌 Paragrafi 26.
“Gjykata, referuar objektit të kërkesës në shqyrtim, vëren se kërkuesja (pra shoqata e Bashkive të Shqipërisë) ka ngritur dy kërkime:
i pari lidhet me konstatimin si antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të zhvilluar në datën 30.06.2019, për rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve;
i dyti ka të bëjë me verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë për këto zgjedhje vendore.

📌 Paragrafi 73.
“Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja (pra shoqata e Bashkive) nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetue“

📌 Paragrafi 61.
“Për sa më lart, kërkimi për konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në datën 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, mbetet jashtë juridiksionit kushtetues, ndaj Gjykata nuk mund të investohet në lidhje me këtë çështje. Gjykata Kushtetuese e shpalli veten jokompetente për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e proceseve zgjedhore në tërësinë e tyre. Për qartësinë e të gjithëve, sipas vet Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se kush subjekt mund të paraqiste një kërkesë për antikushtetutshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019, ajo sërish do ta shpallte vehten si jo kompetente për mungesë të juridiksionit kushtetues.
Kjo gjithmonë sipas asaj që thotë vet Gjykata!!!

I rikujtojmë deputetëve Basha – Bardhi, që Presidenti i Republikës nuk është as subjekt zgjedhor, as përfaqësues i ndonjë partie garuese në zgjedhje, dhe as hyn në llojin e atyre institucioneve që kanë për detyrë që sa herë ka garë elektorale të ndjekë nëpër gjykata Partitë Politike, apo të mbrojë interesat e ndonjë force politike të caktuar.

Kjo është detyrë e vet forcave politike që pretendojnë se ekzistojnë për të shëndoshur dhe ruajtur demokracinë, dhe që duhet të bëjnë gjithçka për realizimin e një procesi zgjedhor kushtetues, për të ruajtur të pacenuar të drejtat themelore të qytetarëve që ata pretendojnë se përfaqësojnë, ku më themelorja të drejtën për të zgjedhur përmes një procesi votimesh të lirë, të fshehtë, të ndershëm dhe ndërmjet alternativave.

Pra kjo ka qenë, është dhe duhet të jetë detyrë primare dhe e Partisë Demokratike si forca kryesore opozitare në vend. Presidenti i Republikës, ka për detyrë të ushtrojë kompetencat dhe rolin që i jep kushtetuta, ku ndër detyrat kryesore të tij si përfaqësues i unitetit të popullit është të mbikëqyrë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim.

Për këtë Presidenti nxjerr dekrete, që në rastin e zgjedhjeve vendore 2019, askush nuk guxoi t’ia sfidonte këto dekrete përpara ndonjë Gjykate, as përpara Gjykatës Kushtetuese.

Në mungesë të një vendimi të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, dhe pas shpalljes së vetes si jo kompetente prej saj, Presidenti i Republikës i bindet vetëm Kushtetutës së Shqipërisë dhe interesit të qytetarëve shqiptar në ato 6 Bashki që sot janë pa kryetar.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

LSI frikë për arrestime, Kryemadhi: Të huajt po lobojnë te prokurorët e SPAK

16/05/2022, 20:53
Politike

Monika Kryemadhi: Shqiptarët vishen me rroba të përdorura, Rama flet për luks

16/05/2022, 20:46
Kryesore

Amerikanët tjetër goditje Metës, presidenti dhe LSI përjashtohen nga aktivitetet për 100-vjetorin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

16/05/2022, 20:17
Politike

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

16/05/2022, 20:00
Politike

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35
Politike

“Nuk duhet të ketë kundërshti, konflikt jo e jo”, Rama mesazh krerëve të bashkive dhe drejtuesve të degëve

16/05/2022, 19:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Greqia regjistron mbi 17 mijë infektime me Covid, 98 viktima në 24 orë

Greqia regjistron mbi 17 mijë infektime me Covid, 98 viktima në 24 orë

Tragjedi në Kupën e Afrikës, 8 të vdekur dhe 38 të plagosur në shkallët e stadiumit (Fotot-Video)

Tragjedi në Kupën e Afrikës, 8 të vdekur dhe 38 të plagosur në shkallët e stadiumit (Fotot-Video)

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Enkeleda Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për “kontakt të papërshtatshëm”

16/05/2022, 21:12

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për Ukrainën: Duhen 2 muaj të prodhohen, por i kërkuan për 2 javë

16/05/2022, 21:08

Pompeo takon muxhahedinët iranianë: Kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president

16/05/2022, 21:08

Hoxha: Nuk bëjmë më koalicione parazgjedhore me partitë maqedonase

16/05/2022, 21:02
Eriksen dëshiron të dëgjojë melodinë e Champions League, ish-klubi kërkon të rikthejë në shtëpi mesfushorin danez

Eriksen dëshiron të dëgjojë melodinë e Champions League, ish-klubi kërkon të rikthejë në shtëpi mesfushorin danez

16/05/2022, 21:00

LSI frikë për arrestime, Kryemadhi: Të huajt po lobojnë te prokurorët e SPAK

16/05/2022, 20:53
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri apo gazetat shqiptare.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #drejtesi #ilirmeta #president #shqiperi #gazeta #austria
  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In