Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lia e dhenve, e njohur edhe si lija e ujit, dhe se mund të shkaktojë sëmurje të rëndë, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar një dokument të brendshëm të CDC-së.
Ky variant është thënë se ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthim të masës për vendosje të maskës, është bazuar në këtë dokument.
Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrirjes në spital, dhe vdekjeve, është thënë në raport, duke cituar ekspertët.
Hulumtimi i ri tregon se personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt, ka thënë udhëheqësja e CDC-së, Rochelle Walensky për New York Times.