Aktualitet26 Prill 2019, 11:08

Del fotoja, kush është vrasësi i vëllezërve Bilali, djali i zyrtarit të arrestuar për gjobëvënie

Shkruar nga Pamfleti

Del fotoja, kush është vrasësi i vëllezërve Bilali, djali i zyrtarit të arrestuar për gjobëvënie

Ibrahim Lici, 26 vjeç, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes makavre të vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019, është djali i Mustafa Licit.

Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Report Tv ka siguruar foton e Ibrahim Licit, i cili është në kërkim policor për atentatin e dyfishtë.

Ndërkohë, në foto të tjera të publikuara nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, Ibrahim Lici shfaqet me anëtarë të tjerë të bandës, i maskuar dhe me armë në duar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet ibrahim lici vrasja ne shkoder