
Del në krah të kriminelëve, Dako i habit të gjithë: I konsiderojmë të rëndësishëm ata që kanë vota për PS
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i ka befasuar të gjithë shqiptarët, teksa ka pranuar publikisht bashkëpunimin me bandën e Avdylajve. Duke folur për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga “Zëri i Amerikës”, Dako ka deklaruar se ka ngrënë dreka e darka me Avdylajt.
Në emisionin ‘Open’, kryebashkiaku socialist ka theksuar se nuk ka fakte që implikojnë Altin Avdylajn në shitë-blerjen e votave për Partinë Socialiste.
“Nuk del asnjë fakt që Altin Avdylaj ka dhënë para në zgjedhje. Kapeni me fakte Altinin me qenë se paska qenë në përgjim. Ta kishit kapur dhe ta fusnit brenda meqë ishte në flagrancë.
Ata s’kanë asnjë rol në fushatë. Ne ja dimë për faleminderit çdo kujt që mbështet Partinë Socialiste. Njerëzit që kanë mbështetje dhe që kanë vota në i konsiderojmë si të rëndësishëm”, tha Dako.