Sport 3 Shtator 2018, 11:30

Del Piero “godet” Ronaldon, përzgjedh fituesin e “Topit të Artë”!

Shkruar nga Pamfleti
Del Piero “godet” Ronaldon, përzgjedh fituesin e “Topit

Alessandro Del Piero, gjatë programit “Sky Football Club”, foli për çmimet që u ndanë nga UEFA, si dhe komplimentoi sezonin e Luka Modric.

Pasi mesfushori kroat fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Evropë, Del Piero beson se Ronaldo do ta humbasë “Topin e Artë” dhe më në fund do ta fitoj dikush tjetër veç tij dhe Leo Messit:

“Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

Personalisht mendoj se Modric e ka merituar çmimin e më të mirit. Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. Ka bëri diçka të jashtëzakonshme.

Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe “Topin e Artë”.

Sport Del Piero Juventus Ronaldo